
Prokuroria ka intervistuar të dyshuarin e arrestuar për vrasjen e nënës së tij në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar avokati mbrojtës i të dyshuarit, Asden Mekaj.
“Ajo që ndodhi sot është procedurë standarde në secilin rast, pra prokuroria kërkoj masën e paraburgimit, unë kundërshtova duke arsyetuar se klienti im duhet të shkoj në ekzaminim urgjent psikiatrik. Tani na mbetet ta presim vendimin e gjykatës”, ka thënë Mekaj.
Të premten, prokurorja e rastit, Sahide Gashi kishte njoftuar mbrëmë se i dyshuari nuk ka qenë në gjendje të flasë dhe se të njëjtit do t’i merrej deklarata në prani të një psikologu.
Ndërkaq, gjatë të premtes, i dyshuari për vrasjen në Pejë është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.
Lajmin e ka bërë të ditur Shkodran Nikçi nga Prokuroria Themelore në Pejë.
“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. Gjatë afatit ligjor do të bëhen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka treguar Nikçi.
Gjatë të premtes, ky i fundit nuk ka dhënë përgjigje nëse naj të dyshuarit është bërë kërkesa për paraburgim.










