Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën, ka shfuqizuar vendimin e 13 dhjetor të 2022. E në vendimin e shfuqizuar parashihej të kishte investime strategjike në fshatrat Gumnishtë, Vllahi dhe Karaqë të komunave Mitrovicë dhe Vushtrri, shkruan Veriu.info
Vlera parashihej të ishte 45milionë e 80mijë e 383euro, që ishin investim nga investitorët strategjik nga kompania “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L. L. C”.
Periudha e investimit do të ishte pasë vjeçare, ndërsa qeveria e Kosovës nuk i ka dhënë mandat jetësimit të këtij investimi.
Postimi i plotë:
“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje Elektronike në të cilën ka shfuqizuar vendimin Nr.04/112 të datës 13 dhjetor 2022 me të cilin ishte konfirmuar vullneti i Qeverisë për t’i proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës Vendimin e Qeverisë Nr. 13/50, të datës 21 dhjetor 2020, për dhënien e Statusit Investitor Strategjik për Subjektin Investues “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L. L. C”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit












