Në katër komunat në pjesën veriore të vendit po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale.
Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, tashmë janë hapur të gjitha qendra e votimit.
Kështu ka ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ai ka thënë se të gjitha qendrat janë hapur dhe është bërë shpërndarja e materialit zgjedhor.
“Deri në këto momente, sipas planifikimet ju njoftoj se është bërë shpërndarja e materialit zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletvotimet. Natyrisht si çdo herë shpërndarja e materialit është bërë në bashkëpunim dhe me përcjelljen e Policisë së Kosovës. Më lejoni të ju njoftoj se sipas informacionet që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve, në katër komunat janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit në këto komuna. Gjithsej janë 19 qendra të votimit dhe siç kemi njoftuar deri më tani 6 janë të rregullta, ndërkaq 13 të tjera janë alternative. Të gjitha adresat e sakta të qendrave të votimit i kemi publikuar në ëebfaqen e KQZ-së, rrjetet sociale dhe mediat.” – ka thënë ai në konferencën e parë për media.
Tutje ai ka bërë thirrje që qytetarët të dalin e të votojnë.













