Katër komunat veriore të Kosovës sot votojnë për të zgjedhur kryetarët e rinj, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Procesi zgjedhor deri tani ka shkuar në rregull, pa ndonjë incident të theksuar.
Ekipi i Veriu.info ka qëndruar pranë qendrës së votimit në shkollën “Aziz Sylejmani” në Suhodoll.
Sipas zyrtarëve të kësaj qendre deri tani në këtë shkollë kanë votuar 31 persona./Veriu.info/














