Katër komunat veriore të Kosovës sot votojnë për të zgjedhur kryetarët e rinj, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Procesi zgjedhor deri tani ka shkuar në rregull, pa ndonjë incident të theksuar.
Ekipi i Veriu.info ka qëndruar pranë qendrës së votimit në shkollën “Aziz Sylejmani” në Suhodoll.
Një votues, banor i lagjes së doktorëve në një pronocim për Veriu.info tha se nuk pret që kryetari i ardhshëm të jetë funksional.
Sipas tij gabimi më i madh ka qenë ndarja e qytetit në jug dhe veri.
Pronocimi i plotë i tij:
https://fb.watch/k4Fc-94WkL/













