Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Koordinatorja e Ekipit Menaxhues për hartimin e Asociacionit, person i afërt me Aleksandër Vuçiq

27/04/2023 - 12:51
në Lajme
A A
Koordinatorja e Ekipit Menaxhues për hartimin e Asociacionit, person i afërt me Aleksandër Vuçiq
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Albert Krasniqi, ka njoftuar se tashmë ka ftuar në takim ekipin menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, raporton Gazeta Blic.

Anëtarët e ekipit menaxhues janë Jelena Boloviç, Danijela Vujacic, Igor Kalmar dhe Dejan Radojkovic.

Danijela Vujacic është anëtarja më e re e këtij ekipi dhe është emëruar edhe si koordinatore e Ekipit Menaxhues.

Gazetari serb Branislav Krstic na ka konfirmuar për “Gazeta Blic” se e njëjta aktualisht është deputete në Serbi nga partia përparimtare Serbe e udhëhequr nga Aleksandër Vuçiq.

“Drejtuese politike e ekipit është Danijela Vujacic.Ajo në mbledhjen e kaluar ishte deputete e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.Tani ajo është deputete e Republikës së Serbisë dhe deputete e Partisë Përparimtare Serbe, e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq” tha Krstic për “Gazeta Blic”

Ndërsa anëtarët Igor Kalmar dhe Dejan Radojkovic vazhdojnë të njëjtit anëtarë të pandryshuar që nga përbërja e ekipit në vitin 2013.

Tutje Krstic deklaroi se Vuçiq ka njoftuar se Statuti do të hartohet me të gjitha dispozitat që ai ka nënshkruar me palën kosovare në vitin 2015, duke injoruar mendimin e Këshillit Kushtetues të Kosovës.

“Beogradi zyrtar formoi një grup prej pesë anëtarësh që përpiloi një propozim për statutin e Komunitetit/Asociacionit.Një ekip ekspertësh nga Fakulteti Juridik në Beograd ka punuar në hartimin e Statutit.Sipas njoftimeve publike të Vuçiqit, Statuti do të hartohet me të gjitha dispozitat që ai ka nënshkruar me palën kosovare në vitin 2015, duke injoruar mendimin e Këshillit Kushtetues të Kosovës, i cili ka kontestuar disa nga kompetencat e Asociacionit” tha Krstic për “Gazeta Blic”

Ministri Elbert Krasniqi ka deklaruar se përkundër ftesës që i ka dërguar grupit menaxhues me datën 18 prill, nuk ka marrë ende një përgjigje prej tyre.

Njoftimi i plotë i Krasniqit:

Së fundmi, si ministri kemi marrë shumë pyetje dhe kërkesa për qasje në dokumente publik për vendimin për “Ekipin Menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

Më lejoni që të ju njoftoj se për këtë ekip, janë gjithsej tre vendime të Ministrisë së Pushtetit Lokal të tre qeverive të ndryshme, që janë bazuar në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.
Vendimi i parë ishte marrë në qershor të vitit 2013, gjatë Qeverisë Thaçi.

Vendimi i dytë ishte marrë në qershor të vitit 2016, gjatë Qeverisë Mustafa.

Vendimi i tretë ishte marrë në shtator të vitit 2020, gjatë Qeverisë Hoti.

Nga përbërja fillestare vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar; Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq. Dy tjerë janë ndryshuar vazhdimisht. Danijela Vujiçiq është anëtarja më e re e këtij ekipi, sipas vendimit të vitit 2020. Njëherësh, ajo është emëruar edhe si koordinatore e Ekipit Menaxhues.

Pika e gjashtë e vendimi të vitit 2020 parasheh që Ekipi Menaxhues koordinohet dhe i raporton për aktivitetet e tij ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.
Ju njoftoj se të martën me 18 prill, si ministër unë i jam drejtuar me ftesë për takim këtij grupi. Ftesë kjo që nuk ka marrë përgjigje.

Të bashkëngjitura gjeni vendimet ndër vite për Ekipin Menaxhues dhe ftesën për takim.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë