Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“S’do të lejohet Republika Srpska”, Kurti sonte ia nisë Asociacionit

02/05/2023 - 16:56
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti është shprehur i gatshëm për takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili do të nis pas pak. Aty do të diskutohet formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kurti e ka pranuar garancinë e SHBA-së se Asociacioni s’do të jetë Republika Srpska argument që ka filluar ta përdorë edhe vetë. Mbrëmë nga Uashingtoni iu kërkua që ta nisë menjëherë punën për themelimin e tij, si duket ashtu edhe do të bëjë

Bashkësia ndërkombëtare konsideron se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka bërë një hap të rëndësishëm drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke pranuar që të fillojë menjëherë të punojë në këtë drejtim.

Albin Kurti sot ndodhet në Bruksel. Kryeministri i Kosovës ka pranuar që çështja e krijimit të një niveli të vetëmenaxhimit për serbët të jetë një nga dy çështjet e para që duhet të zbatohen. Kjo pritet të jetë kryetema e takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq që do të zhvillohet sot rreth orës 18:00 në Bruksel.

Atje rreth orës 18:00 do të ballafaqohet me presidentin serb në një takim në të cilin do të prezantohet drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i përgatitur nga Ekipi Menaxhues, i cili përbëhet nga katër serbë, me në krye Danijela Vujiçiqin, deputete në Kuvendin e Serbisë nga partia e Aleksandar Vuçiqit.

Telefonata nga Washingtoni, kërkohet menjëherë themelimi i Asociacionit

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet e ka telefonuar dje kryeministrin Albin Kurti. Chollet tha se me Kurtin pati një “bisedë shumë të mirë” në lidhje me takimin e sotëm në Bruksel.

Chollet tha në Twitter se me Kurtin biseduan edhe “për rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm” të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kurti tha se me Cholletin kishin diskutuar rreth agjendës së takimit.

Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Kurtit u tha se kryeministri theksoi rëndësinë e “zbatimit në tërësi dhe me mirëbesim” të Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve.

Chollet paraprakisht kishte pasur një bisedë edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pas së cilës tha se shpreson që do të ketë takim konstruktiv mes tij dhe Kurtit.

“Bisedë thelbësore, pozitive me presidentin (Aleksandar) Vuçiq sot. Ramë dakord për fuqizimin e vazhdueshëm të partneritetit SHBA – Serbi dhe fokus të përbashkët për progresin në dialog, veçanërisht nevojën urgjente për të formuar Asociacionin”, shkroi Chollet të enjten në Twitter.

BE: Presim të lëvizim përpara për Asociacionin

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano tha të premtën se takimi i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “do të përqendrohet në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve”.

“Si pikë e parë e agjendës do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit. Pika e dytë do të jetë paraqitja e draftit të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pas këtyre dy temave do të shihet sesa mund të diskutohet edhe për çështje të tjera”, tha Stano.

I pyetur për procesin në rast se nuk do të ketë përparim për themelimin e Asociacionit gjatë këtij takimi, Stano përsëriti se BE-ja pret që palët t’i zbatojnë obligimet që kanë marrë.

“Në përgjithësi ne nuk spekulojmë rreth asaj se çfarë do të ndodhë nëse diçka nuk ndodh. Ne presim që palët të jenë të përkushtuara për t’i zbatuar obligimet. E, formimi i Asociacionit është një obligim i qartë. Ne presim të lëvizim përpara dhe ne si lehtësues presim që të zbatohen obligimet që palët kanë marrë përsipër”, tha ai.

Kurti: S’lejoj krijimin e ndonjë Republika Srpska në veri

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar pak para nisjes për në Bruksel se nuk do të lejojë krijimin e ndonjë forme të Republika Srpskas në veri të Kosovës.

Kurti i ka thënë agjencisë kroate të lajmeve, Hina se “nuk do të lejojmë një parashtet satelitor me esencë shkatërruese që do ta minonte shtetësinë e Kosovës”.

“Duke marrë parasysh insistimin e Brukselit, do të jem i lumtur të shoh se çfarë drafti kanë përgatitur, edhe pse mendoj se do të ishte më mirë që më parë të ma paraqitnin në Prishtinë. Megjithatë, do të siguroj që të përmbushet ajo që është rënë dakord më 27 shkurt në Bruksel, ekzistenca e një niveli të duhur të vetëqeverisjes së komunitetit serb sipas standardeve më të larta ndërkombëtare evropiane për mbrojtjen e pakicave. Por ajo që ne nuk do të lejojmë është e drejta e territorializimit dhe krijimit të çdo gjëje që do të dukej si Republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë”, është shprehur ai.

Garancinë se s’do të ketë Republika Srpska, Kosova e kishte marrë nga zyrtarët e lartë të SHBA-së javë më parë, që para marrëveshjes së fundit.

Kosova së fundmi mori dy lajme të mira nga Bashkimi Europian, pas së cilave u përmend se do të niste puna për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Pas liberalizimit të vizave dhe hapit të parë të suksesshëm drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës, nga SHBA-ja dhe Gjermania erdhën mesazhet se formimi i Asociacionit po konsiderohet i pashmangshëm.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e tha haptazi para një jave se anëtarësimi në KiE është i ndërlidhur me implementimin e marrëveshjeve të dialogut me Serbinë, duke e përmendur Asociacionin si hapin e radhës.

“Pas vendimit të javës së kaluar për vizat, votimi i sotëm i Këshillit të Europës për ta përcjellë aplikacionin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare e sjell vendin sërish më pranë familjes europiane. Gjermania dha mbështetje të plotë në këtë hap. Urimet e mia për të gjithë kosovarët! Vazhdimi i zbatimit të Ohrit duke përfshirë Asociacionin është vendimtar për të ecur përpara!”, shkroi Rohde në Twitter.

Mundësia që Kosova dhe Serbia t’i injorojnë pikat që s’iu pëlqejnë fort është trajtuar specifikisht në marrëveshjen e fundit të dakorduar më 28 shkurt në Bruksel dhe më pas në aneksin e zbatimit për të cilën kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq u morën vesh më 18 mars në Ohër.

Një pikë aty nënkupton se zbatimi i marrëveshjes do t’u kërkohet të dyja vendeve në çdo hap që ato do ta hedhin drejt integrimit në BE. Ndonëse fjala “sanksione” mungon në marrëveshje, një pikë në fund përfshinë porosinë e qartë se mosimplementimi do të ketë pasoja për proceset integruese të të dyja vendeve dhe për ndihmën financiare të Bashkimit Europian.

JU REKOMANDOJMË

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë