Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A do ta propozojë Kurti, Osmanin për presidente? Flasin njohësit e çështjeve politike

06/01/2026 - 19:22
në Kryesore, Lajme
A A
A do ta propozojë Kurti, Osmanin për presidente? Flasin njohësit e çështjeve politike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-deputeti i VV-së, Fatmir Humolli, ka komentuar mundësinë që kryeministri në detyrë Albin Kurti ta propozojë sërish Vjosa Osmanin për presidente.Sipas tij, Kurti do ta propozojë Osmanin nëse opozita frikësohet të shkojë në zgjedhje të reja, ndërsa nëse opozita ka guxim për zgjedhje të reja, ai mund të propozojë një kandidat tjetër që do të jetë i vështirë për t’u refuzuar.

“Nëse sheh që opozita frigohet të shkojë në zgjedhje të reja, Kurti do të propozojë Vjosa Osmanin. Nëse opozita ka guxim të shkojë në zgjedhje të reja, atëherë Kurti do të propozojë një figurë që do të jetë e vështirë për opozitën të refuzojë”, tha Humolli.

Humolli thekson se interesimi i Kurtit për Osmanin ka motive politike, pasi si presidente ajo nuk do të jetë aktive në politikën partiake.

Sipas tij, situata varet më shumë nga opozita sesa nga Kurti, i cili, siç thotë Humolli, ai i kalkulon saktë veprimet dhe e ka provuar tashmë “opozitën e dobët”.

“Arsyeja që ai ka interes të propozojë Vjosa Osmanin është politike. Duke qenë presidente, Vjosa Osmani nuk do të jetë aktive në politikën partiake. Nëse nuk zgjidhet presidente, ajo do të jetë aktive në jetën politike partiake, dhe gjasat janë të mëdha që do të jetë në opozitë ndaj Kurtit, sepse aty do të ndihet më e fuqishme për shkak të dobësisë politike të opozitës aktuale. Për këtë arsye, besoj se më shumë varet nga opozita sesa nga Kurti, sepse ai i kalkulon saktë gjërat dhe e ka provuar me opozitën e dobët”, tha Humolli.

Ndërsa, analisti politik, Blerim Burjani tha se Kurti e di që gjasat për të siguruar votat e mjaftueshme janë të vogla dhe për këtë nuk përjashtohet mundësia e një propozimi tjetër.

Burjani thekson se Kurti mund të llogarisë në votën e LDK-së, por nëse nuk ka garanci, ai mund të vendosë për një kandidat tjetër.

Analisti shton se Kurti tash nuk ka interesim të përdorë shantazh politik përmes kërcënimit me zgjedhje të reja, siç ndodhi para katër vjetësh.

“Sipas mendimit tim, ai po analizon se si të detyrojë opozitën të votojë një propozim të tij. Me Vjosen, ai e di që gjasat janë të pakta, pra nuk përjashtohet mundësia e ndonjë propozimi nga familja Jashari. Pra, ai nuk i dihet plotësisht, por është i vetëdijshëm se gjasat janë të vogla. Me Vjosen e ka vështirë, por në këtë çështje mund të llogarisë në votën e LDK-së, pra nëse shkon me propozim të Vjosës. Por, nëse LDK nuk jep asnjë garanci, atëherë ai, për shkak të interesit të tij, mund të vendosë për dikë tjetër. Kjo përmbledh skenarin dhe mundësitë. Tash Kurti nuk ka më aq interesim të shkojë në shantazh, si para katër vjetëve, përmes kërcënimit me zgjedhje të reja, sepse opozita nuk ka ku shkon më keq”, tha Burjani për GazetaBlic.

Xhavit Haliti, PDK, ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili nuk përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të reja në prill për shkak të çështjes së presidentes, ku theksoi se deklarata e tij ka një mesazh politik.

Sipas Halitit, ky mesazh më shumë i drejtohet presidentes, duke i bërë të qartë se për t’u zgjedhur ajo duhet t’i sigurojë 80 votat e nevojshme në Kuvend.

Ai shtoi se viti aktual do të jetë vit i sfidave dhe presioneve të mëdha, andaj sipas tij, Kosovës i duhet një koalicion i gjerë me mbi dy të tretat e votave dhe një president konsensual, i përkushtuar ndaj angazhimeve në vend.

“Duhet analizuar se kujt i drejtohet ai mesazh: partisë së tij, partive opozitare, njërës në veçanti apo Presidentes, e cila dëshiron ta ruajë pozitën, por në sallën e mbledhjeve të Kuvendit duhet t’i ketë tetëdhjetë deputetë. Më shumë i besoj kësaj të fundit. Pra, ai i thotë Presidentes: siguroji votat nëse dëshiron të zgjidhesh. Por ajo që unë mendoj dhe besoj se edhe Albini dhe të tjerët e kanë parasysh, është se ky vit do të jetë vit i sfidave të mëdha, vit i presioneve dhe vendimeve të përgjegjshme. Prandaj, do të duhej të kishim një koalicion të madh me më shumë se dy të tretat e votave dhe një President konsensual, me qëllim që të jetë i përkushtuar dhe i angazhuar për Kosovën”, tha Haliti për GazetaBlic.

JU REKOMANDOJMË

Mbi 200 persona dyshohen për manipulim votash në Pejë, priten 31 kallëzime penale

Mbi 200 persona dyshohen për manipulim votash në Pejë, priten 31 kallëzime penale
25/03/2026 - 09:15

Në Pejë pritet të dorëzohen gjithsej 31 kallëzime penale ndaj mbi 200 personave, të dyshuar për falsifikim dhe manipulim të rezultateve zgjedhore për kandidatët për deputetë në zgjedhjet...

Më shumëDetails

Irani nuk heq dorë, Amerika duhet të mbyllë të gjitha bazat ushtarake në Lindjen e Mesme

Irani nuk heq dorë, Amerika duhet të mbyllë të gjitha bazat ushtarake në Lindjen e Mesme
25/03/2026 - 09:12

Mbyllja e ambasadave amerikane në Lindjen e Mesme dhe kalimi me pagesë përmes Ngushticës së Hormuzit, ishin dy nga kërkesat e Iranit pas propozimit të planit prej 15...

Më shumëDetails

Analisti: Kurti e VV-ja e dëshirojnë qytetarin sa më të varfër, që pastaj t’ia blejnë votën me nga 100 euro lëmoshë

Analisti: Kurti e VV-ja e dëshirojnë qytetarin sa më të varfër, që pastaj t’ia blejnë votën me nga 100 euro lëmoshë
25/03/2026 - 09:00

Analisti Shenoll Muharremi ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti për mos reagim ndaj rritjes së çmimeve të naftës he çmimeve tjera. Ai ka vlerësuar se çdo ditë po...

Më shumëDetails

Me emblemë policie në krah dhe elektroshok në xhep, arrestohet në Mitrovicë të Veriut (EMRI)

Dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë, arrestohet serbi në Leposaviq
25/03/2026 - 08:42

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi është kapur duke u paraqitur me elemente të uniformës policore dhe duke poseduar mjet të ndaluar. Siç mëson ekskluzivisht...

Më shumëDetails

Ymeri: Shkuarja në zgjedhje është dëshirë e Kurtit, jo e LDK-së, zgjatime të VV-së nuk votojmë

Ymeri: Shkuarja në zgjedhje është dëshirë e Kurtit, jo e LDK-së, zgjatime të VV-së nuk votojmë
25/03/2026 - 08:08

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka deklaruar se një rikthim i mundshëm në zgjedhje të reja parlamentare nuk do të jetë përgjegjësi e partisë së...

Më shumëDetails

Muhaxheri konfirmon: Vjosa Osmani bartëse e listës së LDK-së

“Kanë mbetur edhe pak ditë”, Osmani për mandatarin e Vetëvendosjes!
25/03/2026 - 08:03

Analisti politik Arton Muhaxheri në ”Click” të RTV21 ka konfirmuar se, sipas burimeve të tij, vendimi për përfaqësimin e Vjosa Osmani si bartëse e listës së LDK-së është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Sot nisi punën edhe zyrtarisht stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, me kushte moderne

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Si i ndau Durmishi rreth 19 milionë euro në orët e fundit si Ministër? U shpërblyen edhe dostat e tij

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë