Gazetari Parim Olluri ka thënë se ka tendenca brenda PDK-së që të zëvendësohet Memli Krasniqi si kryetar i partisë.
Olluri ka treguar se si fotot e ndryshme që po postohen nga zyrtarë të PDK-së me Fatmir Limajn e të tjerët, janë sinjal që po përgatit një ndryshim në këtë subjekt. Olluri po ashtu ka thënë se UÇK duhet të njihet si vlerë gjithëkombëtare, por që nuk mund të prezantohet si vlerë politike në vitin 2025.
“Nëse 2025-ën UCK ofrohet si vlerë, është mirë me lënë për muze, jo si platformë politike. Ai është PSD, VV, LDK etj e respekton UCK-në. Nuk mund të ofrohet si vlerë në kohen e Tik-tik-ut. Po të shikojmë çështjen e Memlit, është kryetari i parë që po i kërkohet dorëheqja pa humbur zgjedhje. Njerëzit e PDK-së. Po i shohim në kafe e foto e të tjera. Nëse e sheh grupi i Lushtakut e Limajt e të tjerët atëherë e bëjnë koalicionin. Por nëse e sheh që Limaj ka përkrahje në të gjitha degët, atëherë e merr të gjithë kontrollin e partisë. Ndarja e psuhtetit në komuna dhe rajone është e ndryshme”, ka thënë ai në emisionin Pressing në T7.
Olluri ka shtuar se është hera e parë që në Kosovë po i bëhet presion një kryetari që nuk ka humbur zgjedhjet. Ai ka thënë se në të kaluarën ka pasur kryetarë partish që kanë humbur zgjedhjet dhe përsëri nuk kanë dhënë dorëheqje.
“Zakonisht ka ndodhur që edhe kur ka pasur humbje të zgjedhjeve, iu ka kërkuar dorëheqja, por ka vazhduar përsëri i kryetar i partisë”, shtoi Olluri.