Kjo është pyetja më e shpesht që është adresuar në redaksinë e portalit “02 Press” nga dhjetëra qytetarë, të cilët shprehen të hutuar me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës.
Pritjet e pensionistëve dhe kategorive tjera sociale, që marrin mbështetje nga shteti në formë të pensionit, janë de do të ndihmohen me nga 100 euro shtesë edhe këtë muaj, shkruan 02Press.com
Mirëpo, sipas vendimit të Qeverisë të marrë muajin e kaluar, shtesat në vlerë prej 100 euro kanë qenë të planifikuara vetëm për muajin prill, dhe nuk parashihet mbështetje edhe për muajin maj.
Shtesën e kanë marrë edhe punonjësit e sektoeit publik, derisa ata të sektorit privat ende nuk i kanë pranuar. Tani së fundmi është hapur edhe aplikimi për studentë dhe ndarja e shtesës prej 100 euro parashihet të ndodh pas verifikimit, që do të bëhet nga ana e Ministrisë së Financave.
Ndryshe partitë opozitare e kanë kritikuar këtë vendim, duke e quajtur edhe si lëmosh.













