Ish-deputeti i PDK-së për dy legjislatura, Rrustem Mustafa i njohur si Komandant Remi, është rikthyer përseri në ”shtëpinë” e tij të vjetër politike, në Partinë Demokratike të Kosovës.
Në fakt, Mustafa tha se në PDK ka qenë dhe do të jetë. ”PDK jam, s’kam tjetër koment”, tha Mustafa për Front Online.
I pyetur nëse do të jetë kandidat për deputet, Mustafa i tha FrontOnline dhe për këtë gjë e di PDK-ja, duke mos dhënë detaje, por nga disponimi la të nënkuptohet se ai edhe mund të jetë kandidat i PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.
”PDK-ja e di, ju tregoj me kohë”, tha ai.














