Enver Hoxhaj ka komentuar dorëheqjen e Bedri Hamzës nga pozita e kryetarit të PDK-së, duke e falënderuar për punën dhe përkushtimin në udhëheqjen e partisë.
Hoxhaj tha se Hamza ka marrë përsipër një barrë dhe përgjegjësi të madhe politike, ndërsa vlerësoi kontributin e tij si bashkëpunëtor, mik dhe shok i kahershëm.
I pyetur lidhur me zhvillimet e ardhshme në PDK dhe mundësinë e kandidimit për kryetar të partisë, Hoxhaj u shpreh se është ende herët për të folur për këto çështje, pasi nuk kanë kaluar as 24 orë nga dorëheqja e Hamzës.
“Së pari unë falënderoj z. Hamza për punën dhe për përkushtimin dhe për udhëheqjen që ka pasur në udhëheqjen e Partisë Demokratike të Kosovës. Janë një fazë shumë komplekse për vendin, ku ka garuar disa herë për postin e kryeministrit dhe nuk është lehtë që të garuhet. Nuk kanë kaluar as 24 orë pas dorëheqjes së kryetarit, t’ja lëmë pagës së kohës dhe për të gjitha temat e tjera do të marrim një qëndrim kur të vijë koha, por Bedriut si mik i vjetër dhe i kahershëm, me të cilin kemi udhëtuar gjatë në politikë, me të cilin e kemi ndryshuar këtë vend dhe i cili ka marrë një barrë dhe një përgjegjësi dhe dje dha dorëheqje, jam mirënjohës edhe si shok, si mik, edhe si bashkëpunëtor i tij, po si dikush i cili e çmon sakrificën kur dikush e bën për ta udhëhequr Partinë Demokratike të Kosovës, një PDK e fortë, do të thotë edhe një Kosovë e fortë, për të tjerat do flasim”, tha Hoxhaj.















