Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A do të ketë dakordim “për të zhdukurit me dhunë” më 2 maj në Bruksel

26/04/2023 - 18:12
në Kryesore, Lajme
A A
A do të ketë dakordim “për të zhdukurit me dhunë” më 2 maj në Bruksel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Është konfirmuar se në takimin e ardhshëm të Kurtit dhe Vuçiqit do miratohet Deklarata për personat e zhdukur. Por, ka dy versione për termat e përdorur në këtë deklaratë. Kryeministri Kurti thotë se aty janë dakorduar për “personat e zhdukur me dhunë”. Pala serbe e mohon këtë.

Më 4 prill, Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq kanë çuar vartësit e tyre në Bruksel për të negociuar temat që dalin nga Marrëveshja Bazë dhe aneksi i saj i pranuar në Ohër.

Çështja e të pagjeturve do të jetë një prej të parave që tash, më 2 maj, do t’i diskutojnë Kurti dhe Vuçiq, nëse takimi mbahet siç është paralajmëruar.

Por, ka dalluar emërtimi të cilin ia kanë dhënë Deklaratës për të pagjeturit. Zyrtarët e lartë kosovarë dhe serbë kanë dhënë versione të ndryshme rreth dakordimit që ka dalë më 4 prill nga takimi i kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në tekstin e deklaratës për personat e pagjetur përmendet termi “të zhdukur me dhunë”.

“Formulimi i saktë në anglisht është ‘forcibly disappeared’, pra do të thotë ata që janë të zhdukur me dhunë dhe kështu është termi i cili është dakorduar dhe ndodhet në përmbajtjen e marrëveshjes. Pra edhe atëherë kur do të deklarohet, do të thuhet ‘persona të pagjetur’, ‘të zhdukur’, ‘që mungojnë’, gjithmonë bëhet fjalë për të zhdukurit me dhunë”, tha ai.

Kryenegociatori i palës serbe ka thënë se nuk e kanë pranuar pjesën për “zhdukjen e dhunshme”.

“Do të shtoja se kemi pasur kujdes të veçantë për të gjitha kushtet dhe nuk e kemi pranuar atë të përmendur në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e dhunshme, sepse jemi kujdesur që të mos rrezikojmë interesat e shtetit të Serbisë”, ka thënë Petkoviq.

Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, menjëherë pas dakordimit në Bruksel për çështjen e personave të zhdukur, shkroi se për herë të parë u arrit që të “imponojmë adresimin e drejtë”.

“Për herë të parë pas shumë sfidave dhe pas 24 vitesh arritëm ta imponojmë adresimin e drejtë të përgjegjësisë për të zhdukurit, si viktima të luftës që kërkojnë zgjidhje dhe drejtësi në bazë të konventave ndërkombëtare. Prandaj më nuk do të ketë vetëm persona të zhdukur, por persona të zhdukur me dhunë nga shteti serb. Gjithashtu, më duhet të theksoj si tepër të rëndësishme, që me anë të kësaj deklarate Serbia detyrohet të marrë përsipër hapjen e arkivave dhe prezantimin e dokumenteve sekrete mbi vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë”, ka kishte shkruar Hoti në Facebook.

Ndërmjetësit evropianë nuk kanë përmendur termin “të zhdukur me dhunë” në njoftimet e tyre të dhëna përgjatë muajit prill.

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, ka shkruar këtë fundjavë se me 2 maj, në agjendën e takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit është edhe miratimi i zyrtar i “Deklaratës për të pagjeturit”. Nuk ka shtuar termin, për të cilin pala kosovare insiston të jenë dakorduar për përmbajtjen e Deklaratës.

“Me takimin në ardhje të nivelit të lartë në dialog, më 2 maj, është koha për përgatitje intensive. Si takimi i parë pas takimit të Ohrit, do të jetë i rëndësishëm për implementimin e Marrëveshjes dhe Aneksit. Agjenda do ta përfshijë miratimin zyrtar të Deklaratës për të pagjeturit, prezantimin e draftstatutit të parë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë nga ekipi menaxhues, dhe çështjet aktuale. Prandaj presim që të dyja palët të vijnë në Bruksel të mirëpërgatitura dhe plotësisht të përkushtuara për fazën e implementimit”, ka shkruar ai”, shkroi Lajcak në një postim më 23 prill.

Edhe Kryediplomati evropian, Josep Borrell, kur ka konfirmuar se palët kanë arritur pajtueshmëri më 4 prill për Deklaratën për persona të pagjetur, por nuk ka sqaruar nëse aty përmendet termi “të zhdukur me dhunë”.

“Marrëveshja që ata arritën për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur gjatë takimit të djeshëm të kryenegociatorëve është hapi i parë. Ne do ta miratojmë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë që do ta mbaj”, kishte shkruar Borell.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje të panënshkruar për normalizimin e raporteve më 27 shkurt, në Bruksel. Ndërkaq kanë pranuar edhe një aneks për zbatimin e kësaj marrëveshjeje më 18 mars, në Ohër.

Marrëveshja kërkon që, ndër të tjera, palët t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun e nisur para 10 vjetësh. Në to përfshihet edhe marrëveshja për personat e pagjetur.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë