Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A do të sulmojë Irani Shqipërinë? Rama: E patë me Turqinë, NATO e tregoi që ky reagim vlen për të gjithë vendet anëtare të saj

08/03/2026 - 11:46
në Lajme
A A
A do të sulmojë Irani Shqipërinë? Rama: E patë me Turqinë, NATO e tregoi që ky reagim vlen për të gjithë vendet anëtare të saj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në episodin e radhës të podcast-it “Flasim”, Kryeministri Edi Rama u ndal te lufta që po ndodh në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se prioritet kryesor është siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në ato vende.

Ai gjithashtu u ndal edhe te spekulimet se Irani mund të godasë Shqipërinë, duke shtuar se NATO e tregoi në Turqi se do të mbrojë çdo vend anëtarë të saj, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

“Në këtë moment sigurisht edhe për ne si për shumë vende të tjera prioritet kryesor është siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në ato vende, përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullatat në rajon janë në kontakt të vazhdueshme qoftë me ne, qoftë me autoritetet vendase, po bëjnë gjithçka për ta monitoruar situatën, për të informuar dhe për të asistuar. Ndërkohë që, çështja kyç e fluturimeve mbetet një sfidë për të gjithë.

Kjo është një situatë që kërkon qetësi, kujdes, informim vazhdueshëm nga burimet zyrtare. Ndërkohë që ne jemi solidarë me të gjitha vendet e prekura, përfshi pa diskutim, edhe Qipron, një vend mik, i cili po ashtu u godit, edhe Greqinë në shenjë të fortë solidariteti për çka ndodh në Qipro, po njëkohësisht edhe Turqinë në të njëjtën kohë që po ashtu u tentua të goditej nga një raketë e neutralizuar menjëherë nga forcat e NATO-s.

Përsa i takon Shqipërisë, ka pasur lloj-lloj thashethemesh dhe spekulimesh, dhe interesante është që, ndryshe nga vendet e tjera në Shqipëri, të keqen më të madhe ne e kemi brenda dhe burimin më të madh të dezinformimit, të gënjeshtrave, të deformimit të informacionit, ne ndryshe nga të tjerët, nuk kemi pse e kërkojmë gjetkë, sepse e kemi këtu.

Dhe nga këtu është prodhuar në mënyrën më kriminale dhe të papërgjegjshme edhe një seri lajmesh për gjoja mundësinë e sulmit mbi Shqipërinë. Por, ju kujtoj të gjithëve që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe sikundër NATO e demonstroi qartësisht në Turqi, ku goditi menjëherë një raketë të ardhur nga Irani, gjë të cilën pastaj e nënvizoi bukur mirë edhe gjenerali amerikan i komandës së NATO-s, qartësisht, kjo shpejtësi reagimi dhe ky kapacitet reagimi vlen për të gjitha vendet anëtare të NATO-s, me gjithë keqardhjen për të keqen, që me siguri nuk e ka aspak problem, nëse do t’i jepej mundësia ta provonte edhe ndonjë sulm mbi Shqipërinë, vetëm e vetëm për të ushqyer shpresën e kotë dhe siç thonë tironsit, “ondrrën në beze”, se do të përmbyset i ashtuquajturi ‘regjimi i Edi Ramës’”, tha Rama.

JU REKOMANDOJMË

Kushtetuesja vendos masë ndaj dekretit të Presidentes, ndalon çdo veprim të Kuvendit deri më 31 mars

Kushtetuesja vendos masë ndaj dekretit të Presidentes, ndalon çdo veprim të Kuvendit deri më 31 mars
09/03/2026 - 17:58

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme me të cilën ia ndalon Presidentes dhe Kuvendit çdo veprim deri më 31 mars. Vendimi vjen pasi kryeministri Albin Kurti e...

Më shumëDetails

Kurti takon përfaqësuesit e BERZh-it, diskutohen 400 milionë euro investime deri në 2027

Kurti takon përfaqësuesit e BERZh-it, diskutohen 400 milionë euro investime deri në 2027
09/03/2026 - 17:23

Kurti takon përfaqësuesit e BERZh-it, diskutohen 400 milionë euro investime deri në 2027  09.03.2026 16:52 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Hekuran Murati,...

Më shumëDetails

Shpërndarja e Kuvendit dhe përplasja me Kurtin, Osmani rrëfehet tek Çim Peka

Shpërndarja e Kuvendit dhe përplasja me Kurtin, Osmani rrëfehet tek Çim Peka
09/03/2026 - 17:14

Presidentja Vjosa Osmani do të flasë sonte në “Çime Peka LIVE” në Syri TV në Shqipëri për “të vërtetat” e saj, siç ka paralajmëruar televizioni. Syri TV njoftoi...

Më shumëDetails

Ja cilët taksi e ngriten çmimin nga 0.70 në 1 euro

Ja cilët taksi e ngriten çmimin nga 0.70 në 1 euro
09/03/2026 - 16:55

Taksistët e njohur si “1-shat”, që operojnë në linjën Prishtinë–Fushë Kosovë, kanë rritur çmimin e udhëtimit nga 0.70 euro në 1 euro. Vendimi është marrë për shkak të...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale nis hetimet për kërcënimet ndaj Vjosa Osmanit

Prokuroria Speciale nis hetimet për kërcënimet ndaj Vjosa Osmanit
09/03/2026 - 16:33

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se sot ka inicuar një rast penal lidhur me kërcënimet ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Rasti ka të bëjë me veprën...

Më shumëDetails

Gashi: President më i mirë se Osmani ka qenë vetëm Rugova, Deklaratat e Adriana Matoshit janë “katastrofë” (Video)

Gashi: President më i mirë se  Osmani ka qenë vetëm Rugova, Deklaratat e Adriana Matoshit janë “katastrofë” (Video)
09/03/2026 - 16:31

Avokati Tomë Gashi ka folur në emisionin e “Kosova Live” në T7 lidhur me mospropozimin e emrit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani, si kandidate për presidente të ardhshme...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    262 Shpërndaje
    Shpërndaje 105 Tweet 66
  • Ekskluzive: Pas Avdylit, edhe një deputete pritet të japë dorëheqje nga GUXO

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Largimi i Haxhi Avdylit, vjen reagimi nga GUXO

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Ndërtonte në kundërshtim me ligjin, Inspektorati i Punës gjobit rëndë biznesmenin Astrit Çitaku, që njihet për afërsinë ne Sami Lushtakun pas vizitës ‘misterioze’ në Libi

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Eskalon situata në Podujevë, kërset boksi në një furrë buke (Video)

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë