Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria Speciale nis hetimet për kërcënimet ndaj Vjosa Osmanit

09/03/2026 - 16:33
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria Speciale nis hetimet për kërcënimet ndaj Vjosa Osmanit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se sot ka inicuar një rast penal lidhur me kërcënimet ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Rasti ka të bëjë me veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, sipas nenit 121 lidhur me nenin 119 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Kosovës.

Prokuroria ka autorizuar Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e plotë të rastit, me qëllim garantimin e sigurisë së rendit juridik, zyrtarëve dhe qytetarëve të vendit.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik, se sot ka iniciuar rast penal në lidhje me kërcënimet ndaj presidentes së Republikës së Kosovës znj.Vjosa Osmani-Sadriu, në drejtim të veprës penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës, nga neni 121 lidhur me nenin 119 paragrafi 1 , nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.”, thuhet në njoftim.

Gjatë së hënës, Presidenca e Republikës së Kosovës përmes një komunikate shprehi shqetësimin lidhur me gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Përmes një reagimi nga presidenca thonë se kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo nuk ka të bëjë me kritikë apo opinion, por me një gjuhë të rrezikshme që nxit urrejtje dhe normalizon dhunën politike.

Sipas reagimit thuhet se Kosova nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë vend ku aktivistë politikë vetëshpallen gjykatës dhe shpallin dënime me jetë për figura të zgjedhura nga qytetarët.

“Mentaliteti që prodhon gjuha e tillë është pikërisht mentaliteti që për dekada e ka mbajtur peng debatin publik me etiketime, shpifje dhe linçime”, thuhet në reagim.

Presidentja Osmani nuk është “vegël” e askujt, thuhet në reagim, dhe as pjesë e fantazive konspirative për kinse tradhti.

“Ajo është Presidente e Republikës së Kosovës, e zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që ushtron mandatin e saj mbi bazën e Kushtetutës. Ata që sot flasin për ‘tradhti’ dhe ‘pushkatim’ dhe shtyjnë përpara shpifjet e konspiracionet, në fakt janë duke bërë thirrje për dhunë e vrasje politike”, thuhet në reagim.

Siç bëhet e ditur në reagimin nga presidenca Kosova ka paguar shumë për lirinë e saj që të tolerojë sot gjuhë linçuese ndaj institucioneve të saj.

“Thirrjet për ‘pushkatim’ nuk janë retorikë politike, por nxitje e drejtpërdrejtë për dhunë dhe krim. Kushdo që mendon se mund ta frikësojë një Presidente me shpifje apo kërcënime të tilla, thjesht po dëshmon se nuk e ka pranuar ende se jetojmë në Republikë demokratike. Presidenca e Republikës së Kosovës u bën thirrje organeve kompetente të rendit dhe drejtësisë që të merren urgjentisht me këto raste dhe ta trajtojnë në përputhje me ligjin”, thuhet ndër të tjera në reagimin e presidencës.

Tags: KercenimVjosa Osmani

JU REKOMANDOJMË

PDK del me komunikatë për ftesën e Kurtit

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
09/07/2026 - 17:45

PDK konfirmon pjesëmarrjen në takim, pret plan konkret për formimin e institucioneve Prishtinë, 9 korrik 2026 – Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot,...

Më shumëDetails

AAK-ja refuzon ftesën për takim me Kurtin

AAK-ja refuzon ftesën për takim me Kurtin
09/07/2026 - 17:30

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka refuzuar ftesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për takim lidhur me formimin e institucioneve të reja. Kryetari i AAK-së,...

Më shumëDetails

Bedri Hamza për Kurtin: PDK e gatshme të takohet nesër në orën 09:00, prioritet sfidat e Kosovës para ndarjes së pozitave

Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë
09/07/2026 - 17:26

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, duke theksuar se PDK është e gatshme t’i përgjigjet ftesës për takim. Hamza bëri të...

Më shumëDetails

Gruda: PDK-ja do ta shqyrtojë ftesën e Kurtit, formimi i institucioneve kërkon kompromis

Gruda i PDK-së: S’ka asnjë ndryshim të pozicionit
09/07/2026 - 17:05

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se kjo parti do të shqyrtojë në mbledhjen e Kryesisë ftesën e liderit të VV-së, Albin Kurti, për takim...

Më shumëDetails

Haziri del nga mbledhja e partisë për një arsye tjetër, tregon se çfarë po diskutohet brenda

LDK mblidhet pas kërkesave për dorëheqjen e Abdixhikut, deklarohet Haziri
09/07/2026 - 16:29

Lutfi Haziri ka braktisur përkohësisht mbledhjen e LDK-së për t’i ngushëlluar familjen e profesorit Nuhi Rexhepi. Haziri ka bërë të ditur edhe temat që po diskutohen Brenda mbledhjes....

Më shumëDetails

Kërkohej nga INTERPOL’i, ekstradohet nga Kosova për në Suedi, ja për çfarë vepra dyshohet?

Sulmi në Skenderaj, aktivizohen Policia dhe Prokuroria
09/07/2026 - 16:22

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të ekstradimit të një personi që është bërë nga Kosova për në Suedi. Në njoftim shtohet E.K, është kërkuar për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ultimatum i “Ibër Lepenc” për uzurpatorët në Ujman, serbët reagojnë me mesazh kërcënues: “Janë shumë të cenueshëm”

    Ultimatum i “Ibër Lepenc” për uzurpatorët në Ujman, serbët reagojnë me mesazh kërcënues: “Janë shumë të cenueshëm”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Të bij shpullë”, “Kujna i bjen shpullë more, i sëmutë psiqik”, përplasen ashpër Halil Matoshi e Viktor Buzhala

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • GP Aviation/Prishtina Ticket paditet qindra mijëra euro nga klientët, derisa vazhdon t’ia ketë milionat borxh shtetit gjerman – të njëjtës shteti i Kosovës i ndan subvencione (VIDEO)

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Haziri del nga mbledhja e partisë për një arsye tjetër, tregon se çfarë po diskutohet brenda

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë