Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A duhet lejuar mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë? Flasin njohësit e Kushtetutës

19/01/2022 - 08:44
në Kryesore, Lajme
A A
A duhet lejuar mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë? Flasin njohësit e Kushtetutës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova morri vendimin të mos lejojë referenumin e Serbisë, duke iu dhënë mundësinë qytetarëve serbë, me shtetësi të dyfishtë, të votojnë përmes postës apo zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

Komisioni i Zgjedhjeve ka marrë vendim që serbët e Kosovës të votojnë në katër qytete të Serbisë si: Kurshumlia, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranjë, kjo pasi Kosova nuk lejoi mbajtjen e referendumit serb në Republikën e Kosovës.

Me 3 prill të këtij vitit pritet që të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi.

E mbajtja e tyre po kërkohet që të lejohet edhe në Kosovë, ashtu siç është lejuar në të kaluarën.

Salihu: Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është në kundërshtim me Kushtetutën

Por kundër mbajtjes së këtyre zgjedhjeve është profesori i së drejtës penale, Ismet Salihu.

Ai në një prononcim për FrontOnline, tha se lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Kjo që vendosi qeveria aktuale është një vendim i drejtë dhe konform ruajtjes së sovranitetit dhe Pavarësisë së Kosovës. Serbët e Kosovës që kanë dy shtetësi mund të votojnë nëpërmjet postes ose të shkojnë atje të votojnë. Në territorin e Kosovës nuk duhet të lejohen zgjedhjet e Serbisë të cilat do të mbahen në prill të këtij viti sepse ajo është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, tha ai.

Në vitin 2022, ish-kryeministrit, Avdullah Hoti, e kishte lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, e këtë e ka quajtur të padrejtë njohësi i së drejtës penale, Ismet Salihu.

Ai tha se mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, është gabim i Qeverive të kaluara.

“Ato zgjedhjet që janë lejuar deri më tani kanë qenë të padrejta në kundërshtim me Kushtetutën, posaçërisht me sovranitetin e Kosovës, lejimi tyre ka qenë një gabim i qeverive të mëparshme”, tha tutje ai për Front Online.

Ish-gjyqtari Kryeziu: Me Kushtetutë nuk ndalohet mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Mendim të kundër për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, ka ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.

Ai për FrontOnline, tha se Gjykata Kushtetuese nuk e ndalon në mënyrë eksplicite mbajtjen e zgjedhjeve.

“Mendoj se rastin e zgjedhjeve nuk duhet me ndalu, d.m.th. rasti i zgjedhjeve është për atë arsye se me zgjedhje në një formë lehtësohet jeta e qytetarit me ndërrimin e pushteteve të tjera lehtësohet jeta e qytetarit. Edhe me pakon e Ahtisarit qytetarët serb që janë në Kosovë kanë të drejt të ndihmon në aspektin financiar përmes Serbisë dhe kjo shkon përmes buxheti të Kosovës, andej është një lidhshmëri jetike e këtyre qytetarëve kështu që konsideroj se nuk duhet me i ndal. Gjykata Kushtetuese, nuk e lejon në mënyrë eksplicitet, por çdo gjë që nuk është e ndaluar lejohet”, tha Kryeziu.

Lajmin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë e kërkoj edhe ministri i Qeverisë “Kurti” Goran Rakiq.

Ai tha se nëse një gjë e tillë nuk lejohet Serbia do të vendos reciprocitet

“Qysh tash po i themi Prishtinës, se më 3 prill do të mbahen zgjedhjet presidenciale të Serbisë kudo që ka serbë në Kosovë. Nëse nuk lejohemi, do të vendosim reciprocitet”, tha ministri i Qeverisë, Goran Rakiq.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë