Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A e dini se serbët e Kosovës s’mund të udhëtojnë pa viza me pasaporta të Serbisë: A do t’i marrin të Kosovës?

19/04/2023 - 01:54
në Kryesore, Lajme
A A
A e dini se serbët e Kosovës s’mund të udhëtojnë pa viza me pasaporta të Serbisë: A do t’i marrin të Kosovës?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Disa muaj më parë Këshilli i BE-së, miratoi Plotësim-Ndryshimin e Rregullores 2018/1806, për liberalizimin e vizave për Kosovës, ndërsa sot anëtarët e Parlamentit Evropian, votuan përfundimisht pro heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.

Por, qytetarë të Kosovës janë edhe pakica serbe. Edhe pse Serbisë i janë liberalizuar vizat në vitin 2009, qytetarët sërb të cilët jetojnë në Kosovë, janë të pajisur më një pasaportë të dorës së dytë ku u pamundësonte serbëve të cilët jetojnë jashtë Serbisë të udhëtojnë pa viza.

Qeveria Kurti / Fillon gara e meritave për liberalizimin e vizave mes pozitës dhe opozitës

Problemi i tyre është se Beogradi nuk e lëshon të njëjtën pasaportë për ta, ashtu si për qytetarët e tjerë të vendeve tjera në Serbi. Prej tash e tutje, diçka duhet të ndryshojë, siç vëren edhe analisti Ognjen Gogiq i kontaktuar nga gazeta Nacionale.

“Ndoshta Serbia do të nis së lëshuari pasaporta të rregullta,” – tha ai

A ka probleme në këtë aspekt?

Qeveria e Serbisë, nëpërmjet Zyrës për Kosovën shtatë vite më parë kishte kërkuar zyrtarisht nga BE-ja që serbët e Kosovës të mos detyrohen të pajisen me pasaporta të Kosovës për të përfituar nga liberalizimi i vizave.

“Ne kemi kërkuar nga BE-ja që liberalizimi i vizave të përfshijë serbët që jetojnë në Kosovë, pa marrë parasysh dokumentet e tyre”, ka thënë në një deklaratë Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë,” – raporton Insajderi.

Mirëpo i menjëhershëm kishte qenë reagimi i Qeverisë së Kosovës, ku kanë deklaruar se qytetarët e Kosovës të cilët nuk janë pajisur më pasaportën e Kosovës nuk mund të udhëtojnë pa viza.

“Çdo qytetar i Kosovës duhet të ketë një pasaportë biometrike për të gëzuar të drejtën e lirisë së lëvizjeve në BE,” – citohet të ketë thënë ish-ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi.

Këtë e ka bërë të qartë edhe komisionari i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

“Më lejoni të jem i qartë: vetëm pasaportat e Kosovës njihen,” – ka thënë Avramopoulos.

Kur kanë kaluar shatë vitë nga këto deklara, Kosovës tashmë iu liberalizuan vizat, mirëpo serbët e Kosovës ende mbesin në mes dy zjarreve.

Të mbajnë pasaportën e dorës së dytë të lëshuar nga Serbia, ku nuk lejohet lëvizja pa viza në BE apo të pajisën më pasaportën e Kosovës kur tashmë mund të lëvizin të lirë në BE nga data 1 janar 2024.

Pa viza / Të lirë: Parlamenti Evropian miraton vendimin për liberalizimin e vizave

Këshilltarja politike në Ministrinë Për Kthim dhe Komunitete të Qeverisë Kurti, Rada Trajkoviq, e ka përmendur në shumë raste çështjen e ikjes së serbëve të Kosovës nga Kosova.

Një kritikë të tillë ajo e shprehu edhe ndaj Kurtit e edhe ndaj Vuçiqit para më shumë se një jave kur theksoi se ky mund të ishte edhe “plan i përbashkët” i tyre.

“As ai dhe as Kurti nuk bëjnë përpjekje për ta ndaluar këtë gjë (ikjen masive të serbëve nga Kosova). Kam frikë se plani është t’i lëmë që të shkojnë. Dhe pa serbët, nuk ka arsye për Asociacion.” – u shpreh mes tjerash znj. Trajkoviq.

Nacionale kontaktoi edhe me Aleksandër Arsenijeviqin, kryetarin e “Mbijetesës Serbe”, një partie politike serbe nga Kosova që njihet për kundërshtimet e ashpra ndaj Listës Serbe.

Ai u shpreh se pozicioni i qytetarëve serbë dhe mirëqenia e tyre në Kosovë ishte në gjendje shumë të rënduar, për të përmendur më pas shifrat e frikshme të emigracionit.

“Duhet marrë parasysh shkallën tashmë të madhe të emigracionit të serbëve, që shkon në 30 për qind të popullsisë në 10 vitet e fundit, apo afër 40 mijë vetë,” – potencon ai.

Arsenijeviq shton se kjo vetëm sa pritet të rritet me liberalizimin e vizave.

“Unë besoj që serbët, si një komunitet i rrezikuar në Kosovë, bashkë me shqiptarët dhe grupet e tjera etnike, do ta gjejnë parajsën e tyre diku larg në Evropë, ku do të jenë të barabartë dhe jashtë ndikimit të politikave të këqija në jetën e tyre.” – shprehet ai për Nacionalen.

Politikani i ri serb nga Kosova beson që në fakt ka pasur punë që të mbërrihej liberalizimi i vizave në mënyrë që pastaj të forcohej ekonomia përmes remitencave.

Politikë / Çka është liberalizimi i vizave?

“Ky trend ka ngulmuar, dhe në Kosovë do të mbetet vetëm ekonomia e makiatos, disa kompanive të ndërtimit dhe autolarjeve që do t’i shërbejnë diasporës kur të kthehen në Kosovë. Është për keqardhje që liberalizimi i vizave nuk do t’i shërbejë shpërndarjes së prodhimit, që s’ekziston në Kosovë, por vetëm si rrugë e sigurt për të mos u kthyer më,” – vazhdoi z. Arsenijeviq.

Ndërsa frika se serbët e Kosovës, të cilët janë të pajisur më pasaporta serbe e që nuk iu lejohet lëvizja pa viza në BE, ndihën të frikësuar se do të mbesin të izoluar nëse nuk lejohet lëvizja e tyre pa u pajisur më pasaporta të Kosovës.

Drejtuesit e organizatës jo-qeveritare nga veriu i Kosovës ‘’Aktiv’’, për mediat serbe kanë deklaruar se serbët e Kosovës po përballën më shumë pengesa administrative.

“Serbët e Kosovës përballen me pengesa të shumta administrative në ushtrimin e të drejtës së tyre për dokumente identifikimi. Prandaj përjashtimi i pasaportave serbe nga liberalizimi i regjimit të vizave mund të çojë në një situatë ku serbët e Kosovës janë grupi i vetëm në Ballkanit Perëndimor me kërkesat strikte për viza. Një skenar i tillë me siguri do të thotë qëndrim diskriminues ndaj serbëve të Kosovës.”- kanë deklaruar ata.

Në Kosovë jetojë afërsisht 100,000 serbë të cilët janë të shtrirë pothuajse në tëre territorin e Kosovës më koncetrim më të madh në veri të vendit.

Pyetja është se a do të pajisen më pasaportën e Kosovës, serbët të cilët kanë refuzuar që deri më tani të identifikohen më institucionet e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë