Mes zhurmës së krijuar nga vala e review-ve ndaj një sërë biznesesh në Shqipëri dhe verifikimeve të nisura nga policia, një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen.
Bëhet fjalë për marrëdhënien mes Kastratit dhe gjigantit gjerman “Mercedes-Benz”.
Profili i “Mercedes-Benz” në Shqipëri nuk shfaqet me shenjën e verifikimit në rrjetet sociale, ndryshe nga profilet homologe të markës në vende të tjera të botës. Po ashtu, profili zyrtar global i Mercedesit nuk rezulton të ndjekë faqen shqiptare, ndërkohë që ndjek profilet e tjera zyrtare të kompanisë në vende të ndryshme.

Këto detaje kanë ngritur pikëpyetje nëse bëhet fjalë për një ndryshim teknik në menaxhimin e llogarive në rrjetet sociale apo nëse Mercedes-Benz ka ndërmarrë ndonjë hap lidhur me statusin e Kastratit si përfaqësues i markës në Shqipëri.
Deri më tani, nuk ka asnjë reagim apo njoftim zyrtar nga Mercedes-Benz apo Kastrati Group që të konfirmojë një ndryshim të mundshëm në marrëdhënien mes palëve.












