Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A është Kurti budalla

01/06/2023 - 15:27
në Opinione
A A
A është Kurti budalla
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bindja publike e Kurtit është se qëllimet (cilatdo qofshin ato, personale, grupore, partiake, nacionale, ideologjike) arrihen edhe dhe mbi të gjitha me forcë, që në përpjekjen e parë. Dialogu, durimi dhe koordinimi me të tjerët është vetëm humbje kohe dhe shenjë dobësie. Vetëm të dobëtit për nga natyra nuk përpiqen dhe nuk këmbëngulin t’i bëjnë vetë punët

Arben Idrizi

Për ata që janë të mençur dhe të edukuar – madje do të ishte fyerje edhe vetëm të mendohej të merrnim guximin t’i pajisnim me ndonjë sqarim. Për budallenjtë e Kurtit dhe për ata që do t’i fërkonin duart nga arroganca ime – një sqarim edhe mund të kryejë paksa punë.

Njeriu i arsyeshëm dhe pastaj edhe ai me një përvojë diplomatike, nuk do të shkonte deri aty sa ta cilësojë e madje ta konsiderojë tjetrin budalla – do të mjaftohej me cilësimin (e matur dhe të përgjegjshëm) të veprimeve të tij si të tilla. Ne të tjerët dhe nga brenda, jo gjithmonë e kemi maturinë dhe durimin e duhur: i marrim shkurtoret, qofshin ato edhe më dhiaret, edhe kur e dimë se janë pabesueshmërisht të rrëpirta dhe çojnë deri në theqafje. Megjthëse, në ndjekje të argumentimit, do të mund të më bëhej vërejtje se cilësimi cilëson, më fjalë të tjera, njeriu është ajo që bën, përkatësisht njeriu bën atë që është.

***

Pra, nëse po, pse Kurti është kaq budalla?

Asnjë zyrtar, asnjë politikan dhe më tej dhe për më keq, asnjë kryeministër tjetër kosovar, për këto njëzet e sa vjet, nuk e ka bërë kurrë një Sekretar amerikan të Shtetit (po i përdorëm klishetë që politikanët tanë i kanë aq për zemër, shtetit më mik të Kosovës, aleatit numër një, themeluesit dhe engjëllit mbrojtës të shtetit të Kosovës), të shprehë indinjatë aq të thellë ndaj dhe të dënojë fuqishëm një veprim të një kryministri kosovar. As nuk mund të imagjinohet që dikush tjetër t’ia japë vetes luksin të shkojë deri aty. Nuk e ka bërë. Nuk do ta bëjë.

***

Po pse pra Kurti është kaq budalla?

Përgjigjja e parë më afër të vërtetës, besoj të jetë kjo: ngase e konsideron veten më të mençurin ndër politikanët para tij, përreth tij, pas tij. Nuk është se ka ndonjë prirje modestie në lidhje me këtë dhe për më keq, përreth vetes ka mbledhur vetëm persona që, si edhe ai veten, e konsiderojnë atë si politikanin më të mençur ndër politikanët para tij, përreth tij dhe pas tij. Mund ta imagjinoni në këtë rast sa janë gjasat që ndonjëri prej tyre ta ngrejë gishtin (e lëre më dorën) t’i thotë ndonjë fjalë (e lëre më ndonjë fjali).

Përgjigjja e dytë, që i shkon përbri të parës, është se e konsideron veten në të drejtë, pa asnjë fije dyshimi, pa pikën e skepticizmit. Dhe e drejta e tij është e drejta e shenjtë, ngase është e drejta e tij. Në këtë mënyrë, çfarëdo fuqie njerëzore, shtetërore, imperiale është e pazonja ta ndalojë, ta pengojë; mund ta vonojnë, por jo ta pamundësojnë.

Përgjigjja e tretë, në çfarëdo distance që të jetë me të vërtetën, është se në politikë edhe mund të luhet me zare. E kanë bërë të tjerët, mund ta bëjë edhe ai. Basti i tij është i thjeshtë: ne i nxjerrim para aktit të kryer aleatët, aleatët na mbështesin pasi t’i kemi nxjerrë para aktit të kryer, se s’ka si të jetë ndryshe she s’ka ku të vejë më mirë se kaq.

***

Por veprimet, cilatdo qofshin ato, të menduara mirë a të hedhura si zare, kanë pasojat e veta dhe rrjedhimisht kërkojnë përgjegjësinë përkatëse.

Dhe aleatët tonë, të gjitha fuqitë relevante, prej të cilave varet ekzistenca e shtetit tonë, e konsideruan veprimin e Kurtit budallallëk, të dhunshëm dhe të papranueshëm, pra që duhet të korrigjohet menjëherë dhe që nuk guxon të përsëritet kurrë më.

Siç e shohim, basti i hedhur doli huç. Askush nuk është vënë para aktit të kryer, aq më pak dashamirësit dhe mbrojtësit më të mëdhenj të vetë neve. Përkundrazi, dashamirësit dhe mbrojtësit më të mëdhenj të vetë neve na dolën kundër.

***

Po, dreqi e mori atëherë, pse Kurti është kaq budalla?

Ngase – për t’i vazhduar pëërgjigjet e panumërta – është megaloman, i papërvojë, kryeneç i pandreqshëm, përçmues, mospërfillës, i papërgjegjshëm dhe indiferent.

Aq i verbër dhe aq arrogant sa të pretendojë se bindjet dhe besimet e tij janë bindjet dhe besimet e shoqërisë, vendit. Aq i pamatur sa të rreket të shtyjë shkëmbin në hulajë pa e ditur ku, mbi kë dhe mbi çka do të rrokulliset.

Ngase është i kredhur në një botë të tijën imagjinare, ku i vogli dhe i pafuqishmi, ngase në të drejtën e tij, ngase vetëm viktimë e përjetshme dhe vetë mirësia – në fund është triumfues.

Ngase, në të vërtetë – dhe kjo është bindja ime intime – bindja e tij publike është se qëllimet (cilatdo qofshin ato, personale, grupore, partiake, nacionale, ideologjike) arrihen edhe dhe mbi të gjitha me forcë, që në përpjekjen e parë. Dialogu, durimi dhe koordinimi me të tjerët është vetëm humbje kohe dhe shenjë dobësie. Vetëm të dobëtit për nga natyra nuk përpiqen dhe nuk këmbëngulin t’i bëjnë vetë punët siç duan vetë ata. Të dobëtit nuk meritojnë të ekzistojnë fare, e lëre më të meritojnë dhembshurinë, dashamirësinë, përkrahjen dhe mbrojtjen e të tjerëve.

***

Ndoshta ngaqë shkon me mendjen se, edhe nëse nuk ia arrin këtij qëllimi, njërit prej shumë të tjerëve, tekembramja kështu e forcon pozitën e vet brenda vendit dhe në të njëjtën kohë, qoftë edhe vetëm prë një ditë, ia nxin jetën armikut të tij. Nga ana tjetër, aleatët nuk janë aq mizorë sa ta lënë vendin tonë, krijesën e tyre, të shpërbëhet. Këtë s’do ta bënin kurrë, pavarësisht çfarëdo budallallëku. Ai mund të tërheqë deri te pika e këputjes, të cilën mbase ai e di se ku gjendet.

E gjithë kjo, ndërkohë, e shtyn për një kohë të pacaktuar dhe e vështirëson në thelb dialogun, ndaj të cilit ai ndien neveri të pashoqe, të cilin ai do të donte ta zbonte në skutat më të errëta të mundësisë.

***

Por, a do ta pësojë i gjithë vendi për shkak të tekave, budallallëqeve të tij? Apo e gjitha s’do të jetë asgjë më shumë se veçse një spektakël i radhës, nga ana jonë, në pritje të spektaklit të radhës, nga ana tjetër, si mundësi e pafundme e pengimti të dialogur dhe arritjes së një marrëveshjeje finale mes dy vendeve?

JU REKOMANDOJMË

Zonja presidente, rrëzojeni këtë mur!
Opinione

Zonja presidente, rrëzojeni këtë mur!

17/07/2025 - 10:15
Maska, individualizimi vs demokraci
Opinione

Maska, individualizimi vs demokraci

17/07/2025 - 10:14
“Milani është njëfarë Bin Ladeni i Ballkanit” – Ku i mori Berat Buzhala përgjimet Kusari-Radoiçiqi?
Opinione

Vjosa Osmani po mendon të rikthehet në LDK ose ta bëj një parti të veten

16/07/2025 - 19:16
Tridhjetë shkeljet e Gjykatës Speciale
Opinione

Tridhjetë shkeljet e Gjykatës Speciale

16/07/2025 - 14:01
Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?
Opinione

Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?

11/07/2025 - 12:29
Remi flet për bashkëpunëtorët e Serbisë: Palca e kombit tashmë i ka falur ata…
Lajme

“Blloku i Keq” s’fillon e s’mbaron me Nazim Bllacën!

11/07/2025 - 10:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë