Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A është pranë një zgjidhje për Ngushticën e Hormuzit?

05/08/2026 - 09:26
në Lajme
A A
A është pranë një zgjidhje për Ngushticën e Hormuzit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përfaqësuesit amerikanë shohin shenja për një marrëveshje të afërt me Iranin, edhe pse një propozim iranian për Ngushticën e Hormuzit po ngjall skepticizëm.

Pas kërcënimit të fundit nga Presidenti amerikan Donald Trump ndaj Iranit përpjekjet për një zgjidhje diplomatike të konfliktit vazhdojnë. “Të gjithë në rajon po punojnë së bashku për të shmangur një përshkallëzim të situatës”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majid al-Ansari, në kryeqytetin Doha. Ai foli për përpjekje diplomatike që janë ende në zhvillim dhe që, sipas tij, “tashmë kanë avancuar ndjeshëm”.

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, konfirmoi se në bisedimet e vazhdueshme janë bërë përparime, por ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare. “Shpresojmë që kjo të ndodhë shumë shpejt”, tha ai.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, al-Ansari, deklaroi se deri tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje lidhur meNgushticën e Hormuzit, por kjo mund të “ndryshojë në ditët ose orët e ardhshme”. Sipas informacioneve nga Irani aktualisht po zhvillohen vetëm bisedime përmes ndërmjetësve dhe nuk ka kontakte të drejtpërdrejta midis Teheranit dhe Uashingtonit.

Irani propozon një itinerar të ri për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump i bëri të hënën (03.08.) sërish presion Teheranit për të arritur një zgjidhje përmes negociatave. Në Shtëpinë e Bardhë ai deklaroi: “Dua t’u jap edhe një mundësi të fundit përpara se të përballen me pasoja shumë të rënda.” Fillimisht, sipas tij, duhet të diskutohet për hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe më pas për zgjidhjen e mosmarrëveshjes lidhur me programin bërthamor iranian.

Irani hodhi tani në qarkullim një propozim për një lloj itinerari qarkor në Ngushticën e Hormuzit. Sipas propozimit anijet tregtare mund të hyjnë në Ngushticën e Hormuzit nga një korridor verior që kalon nëpër ujërat territoriale iraniane. Pasi të kenë ndaluar në porte në Iran ose në vendet arabe të Gjirit Persik, ato mund të përdorin një korridor jugor për kthimin, duke kaluar nëpër ujërat territoriale të Omanit.

Por sipas gazetës The New York Times në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes ekzistojnë rezerva ndaj këtij propozimi. Sipas raportimeve në ujërat e Omanit ka ende shumë mina detare iraniane, gjë që do të kërkonte koordinim me Iranin për kalimin e sigurt të anijeve. Po ashtu kjo zgjidhje do t’i jepte Teheranit mundësinë që të kontrollonte, se cilat anije hyjnë në Gjirin Persik dhe të vendoste tarifa për hyrjen e tyre. /DW

JU REKOMANDOJMË

S’arriti marrëveshje me Abdixhikun, por për Kurtin lajm dje ishte që s’mundi të takohej me Gjinin

S’arriti marrëveshje me Abdixhikun, por për Kurtin lajm dje ishte që s’mundi të takohej me Gjinin
05/08/2026 - 09:19

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, pasi doli mbrëmë nga takimi në Kuvend me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ua dha gazetarëve lajmin kryesor,...

Më shumëDetails

Gjini: Kurti nuk ka pikë ndjeshmërie për qytetarin e Kosovës

Gjini: Kurti nuk ka pikë ndjeshmërie për qytetarin e Kosovës
05/08/2026 - 09:07

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, u shpreh i bindur se Kosova po lëviz drejt zgjedhjeve të reja. Këtë deklarim, ai e bëri duke komentuar takimin e kryeministrit në...

Më shumëDetails

Sot promovohet libri kushtuar Hashim Thaçit

Sot promovohet libri kushtuar Hashim Thaçit
05/08/2026 - 08:27

Sot në sheshin e qytetit të Ferizajt do të promohet libri kushtuar ish-presidentit Hashim Thaçi. Libri “Shteti i ri – burrë shteti modern”, është shkruar nga autorët “Shteti...

Më shumëDetails

Arrestohen dy kosovarë (F.R. dhe T.T.) në Shkup, dyshohen për falsifikim të parave, iu konfiskohen 230 mijë euro (Pamje)

Arrestohen dy kosovarë (F.R. dhe T.T.) në Shkup, dyshohen për falsifikim të parave, iu konfiskohen 230 mijë euro (Pamje)
04/08/2026 - 23:55

Më 3 gusht janë në Shkup nga Njësiti i Policisë Intervenuese janë arrestuar kosovarët F.R. (30) dhe T.T. (44), nën dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale...

Më shumëDetails

Kurti i bën thirrje Hamzës e Gjinit: Në cilëndo kohë që zgjedhin jam i gatshëm t’i takojë

BE reagon pasi Qeveria Kurti nuk ia përfilli thirrjen për të ndalur rrënimet te Ujmani: Jemi të shqetësuar
04/08/2026 - 22:14

Pas rreth tri orësh ka përfunduar takimi Kurti-Abdixhiku, ku takime pritet të ketë edhe në ditët në vijim. Derisa marrëveshje politike me LDK-në akoma nuk ka, kryeministri në...

Më shumëDetails

Abdixhiku: S’e duam postin e Kryeparlamentarit, është post ceremonial, duhet të ndihemi të përfaqësuar

Abdixhiku: S’e duam postin e Kryeparlamentarit, është post ceremonial, duhet të ndihemi të përfaqësuar
04/08/2026 - 21:58

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka treguar se çfarë u bisedua. Ai tha se LDK-ja nuk e do postin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Del vaj palme i padeklaruar në 46 produkte të qumështit të kompanive në Kosovë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Po ikte drejt Serbisë: Kapet Egzon Reshani, i shumëkërkuari që nga arratia kërcënonte Policinë në TikTok

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë