Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A janë tri komunat veriore anëtare të Asociacionit të Komunave të Kosovës?

20/03/2024 - 13:03
në Lajme
A A
A janë tri komunat veriore anëtare të Asociacionit të Komunave të Kosovës?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vitin e kaluar Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani kërkuan që të anëtarësohen në Asociacionin e Komunave të Kosovës, pasi një gjë të tillë e kishte bërë një muaj më parë Mitrovica e Veriut. Kjo ka qenë temë e takimit të djeshëm të kryetarëve të komunave, ku Kadri Rahimaj, udhëheqësi i Kamenicës akuzoi bordin e AKK’së që po refuzon të trajtojë kërkesën për anëtarësim të tri komunave në veri të vendit. Nga AKK kanë thënë se tri komunat e përmendura veçse janë anëtare. Këtë e dëshmon edhe një postim i ish kryetarit të Leposaviqit, Nenad Radosavljevic.

Më 14 shtator të vitit të kaluar, kuvendet komunale të Leposaviqit dhe Zubin Potokut votuan pro bashkimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës, ndërsa një ditë më vonë, të njëjtën gjë e bëri edhe kuvendi komunal i Zveçanit. Ndërsa, një muaj më parë, Mitrovica e Veriut ishte anëtarësuar në këtë asociacion.

Anëtarësimi i këtyre tre komunave në Asociacion, ka qenë temë e diskutimit të takimit të djeshëm të AKK’së. Kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka hedhur akuza ndaj Asociacionit pasi sipas tij, po refuzon të trajtojë kërkesën për anëtarësim të tri komunave në veri të vendit.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës po refuzon të trajtojë kërkesën për anëtarësim të komunave në veri të vendit. Më datë 14 shtator 2023 kuvendet komunale të Komunave të Zubin Potokut dhe Leposaviqit kanë miratuar kërkesën për anëtarësim në AKK, ndërsa një ditë më pas, më datë 15 shtator Kuvendi Komunal i Zeveçanit gjithashtu votoi pro anëtarësimit në AKK. Për shtatë muaj Bordi i AKK-së nuk ka trajtuar kërkesën e komunave në veri të vendit për anëtarësim.  Sot në mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve kemi paraqitur kërkesën tonë që të futet në rend dite shqyrtimi i anëtarësimit të komunave të veriut të vendit, por e njejta fillimisht u refuzua me debat injorues dhe më pas me votë të partive të vjetra u pumundësua të futet si pikë e rendit të ditës”, ka shkruar Rahimaj në Facebook.

Në një përgjigje për Gazetën Express, dje kryetari i AKK’së, Sazan Ibrahimi, tha se tri komunat – Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan- janë pjesë e Asociacionit.

Kështu, Ibrahimi shton se nuk mund të pranojnë diçka që veç se është e pranuar. Ai shpjegon se ndryshe ka qenë rasti i Mitrovicës së Veriut.

“Këshilli i Kryetarëve deklaroi se na nuk mundemi me anëtarësu një komunë që është anëtare e Asociacionit. Ne si asociacion kurrë nuk kemi marrë ndonjë vendim nga ato tri komuna në veri që nuk do të jenë anëtare në Asociacion dhe ne nuk mund të pranojmë diçka që veç se është e pranuar. Në rastin e Mitrovicës së Veriut, ka qenë komunë e krijuar së voni dhe ata aplikuan gjatë verës së kaluar dhe ne e ftuam takimin urgjent për ta bërë pranimin e saj në Asociacion”, tha ai për Express.

Ibrahimi tha se tri komunat veriore kanë qenë anëtare në Asociacion, derisa shtoi se “akterët që e kërkuan këtë” kanë mungesë të informatave.

“E kjo është si mungesë e informatave që i kanë akterët që kërkuan që sot të trajtohet kjo çështje. Ne ia sqaruam por përkundër kësaj ata kërkuar të futet në rend të ditës por nuk mundesh me fut në rend të ditës diçka që është”, tha Ibrahimi.

Ndërkaq, Nenad Radosavljevic, disa ditë pas kërkesës së tri komunave për anëtarësim në Asociaconin e Komunave të Kosovës, ka thënë se ky asociacion është formuar në vitin 2001 dhe në të janë anëtare të gjitha komunat e veriut të Kosovës.

Ai thotë se si kryetar i Leposaviqit në atë kohë, ai ka mbajtur edhe pozitën e nënkryetarit të AKK’së.

“Një ditë pasi kuvendet komunale të Leposaviqit dhe Zubin Potokut votuan për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës, e njëjta gjë u bë edhe në Zveçan. Nenad Radosavljević – koment: Thjesht për t’i kujtuar që të mos bëjnë dhe të flasin marrëzi. Dhe Kuvendi Komunal t’i ndërgjegjësojë edhe Vuçiqin edhe Drecun se nuk duhet të mashtrojnë injorantin. Asociacioni i Komunave në Kosovë është formuar në vitin 2001 dhe në të janë anëtarë të të gjitha komunat e veriut të Kosovës. Unë si kryetar i komunës së Leposaviqit kam qenë nënkryetar i asaj shoqate, ndërsa kryetar ka qenë Lutfi Haziri, atëherë kryetar i komunës së Gjilanit. Mjafton të dish”, ka shkruar Radosavljevic  më 16 shtator 2023.

Pas zhvillimeve në takimin e djeshëm të kryetarëve të komunave, ka reaguar edhe i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ai tha se sot në mbledhjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës “për herë të parë” është theksuar ndarja politike e kryetarëve.

Këtë, Lladrovci, thotë se e bëri kryetari i një komune nga Vetëvendosje.

“Nuk nënshtrohet Asociacioni i Komunave të Kosovës! “Me majtë thmija shpi, Kola jem i man tri”, është përshkrimi më i përafërt i fillimit të mbledhjes së sotme të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK). Për herë të parë (në këto shtatë vjet sa jam pjesë e AKK) në mbledhje të theksohet ndarja politike e kryetarëve. Këtë e bëri me “dramacitet”, njëri kryetar komune nga partia Vv, duke bërë akuza sa pa vend, aq edhe qesharake. AKK ka dëshmuar kompetencë dhe përkushtim, duke arsyetuar plotësisht ekzistencën e vet si OJQ, në dobi të komunave, e vlerësuar lart edhe nga institucionet kredibile ndërkombëtare. Asociacioni ka qenë dhe është ndihmesë e madhe për komunat, për unifikimin e interesave, qëndrimeve dhe bashkëpunimit të komunave me nivelin qendror, njëherësh duke artikuluar interesat e komunave, duke këshilluar dhe aftësuar personelin rreth ligjeve dhe fushave respektive.”

Ai ka thënë se tendenca për të nënshtruar AKK’në nuk kalon.

Nenad Radosavljevic tash është drejtor në Komunën e Leposaviqit, e udhëhequr nga Lulzim Hetemi. Emërimin e tij e kishte bërë të ditur ministri i MAPL’së, Elbert Krasniqi.

“Me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, diskutuam për inciativat e ndryshme të kësaj ministrie. E informova për krijimin e mundësive për qytetarët nga komuniteti serb si dhe biseduam edhe për inkuadrimin e serbëve lokal në qeverisjen lokale me ç’rast e informova për vendimin e fundit të Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemit për emërimin e katër drejtorëve të tjerë. Nga sot, Violeta Sakic, Nikola Radomirovic, Nenad Radosavljevic dhe Miroslav Minic do të jenë pjesë e kabinetit të Kryetarit Hetemi”, kishte shkruar Krasniqi më 4 korrik 2023. /GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë