Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se Prindon Sadriu nuk ka dhënë asnjëherë dorëheqje nga pozitat e tij brenda kësaj ministrie.
Kështu tha për Klankosova.tv sekretari i MPJD-së Behar Isma.
“Lajmi është i pasaktë. Prindon Sadriu nuk ka dhënë asnjëherë dorëheqje nga MPJD. Deri më tani tek zyra që unë përfaqësojë nuk kemi asnjë paraqitje të dorëheqjes”.
Lajmi i pasaktë erdhi nga një e-mail që ka qarkulluar brenda redaksisë ku Sadriu ofronte dorëheqje nga të gjitha pozitat e tij.
Brenda e-mailit “[email protected]” thuhej se ai do ta mbante vetëm pozitën e tij brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës.













