Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A ka ndryshuar qëndrimi i Francës karshi Kosovës ndër vite?

25/04/2024 - 14:43
në Kryesore, Lajme
A A
A ka ndryshuar qëndrimi i Francës karshi Kosovës ndër vite?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kërkesa e fundit e Francës që në veri të Kosovës të mbahen sa më shpejt zgjedhje të reja dhe thirrja e Parisit që Prishtina të bëjë hapa drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në kuadër të rrugës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, kanë ngritur zëra se francezët janë kundër Kosovës, apo se po ia mbajnë anën Serbisë.

Disa e kanë rikujtuar edhe kërkesën që pati bërë Franca për ta lidhur liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian, me hyrjen në fuqi të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS).

Ambasadori i parë i Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi, nuk pajtohet me këto pikëvështrime.

Por, redaktori për Evropën i Radios Evropa e Lirë, Rikard Jozwiak, beson se Franca nuk po i shfrytëzon të gjitha kapacitetet që ka për t’i ndihmuar Kosovës.

“Kthesa e madhe” e Francës ndaj Kosovës

Nëpërmjet një komunikate, më 23 prill, Presidenca e Francës ka theksuar se mbështetja e Parisit për pavarësinë e Kosovës dhe për integrimin evropian të vendit, mbetet e palëkundur.

Edhe Kullashi, dikur profesor i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës dhe më pas në Universitetin Parisi 8, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuancat e vogla, ndryshe në krahasim me vendet tjera perëndimore, për ndonjë problem konkret, nuk nënkuptojnë ndryshim të qëndrimit shtetëror.

“Edhe amerikanët, edhe britanikët, i kanë afërsisht kërkesat e njëjta lidhur me zgjidhjen e problemeve që i ka Kosova”, është shprehur ai, duke insistuar se vendet perëndimore koordinohen para çdo veprimi të madh.

Duke i komentuar zërat që e afrojnë Francën me Serbinë, Kullashi ka thënë se ndonëse të dyja vendet kanë kultivuar tradicionalisht marrëdhënie të mira, kthesa e madhe është bërë kur Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), ka intervenuar kundër objektivave të ushtrisë jugosllave, më 1999.

Kullashi ka thënë se që nga takimet që ka pasur më 1999 me presidentin e atëhershëm francez, Jacques Chirac, e ka parë vendosmërinë e Francës për t’i ndihmuar Kosovës, teksa ka pohuar se atmosferë e njëjtë ka vazhduar në Paris edhe gjatë viteve 2008-2016, kur shërbente si ambasador në Francë.

Franca ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa, sipas Kullashit, rrjeti diplomatik francez i ka ndihmuar shumë Kosovës me njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Si shembull konkret, ai ka përmendur ndihmën e Francës në integrimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

“Diplomatët francezë e kanë kuptuar presionin që ka bërë Rusia te 10 vende afrikane, që të mos e votojnë anëtarësimin e Kosovës. Pas një kërkese që presidenti François Hollande ua ka dërguar shefave të shteteve që kanë shprehur rezerva, të gjitha janë pajtuar për anëtarësim të Kosovës”, ka thënë Kullashi, autor i dy librave për marrëdhëniet e Kosovës me Francën.

Si mbështetje shumë të madhe për Kosovën, Kullashi e ka përmendur edhe kontributin e Francës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila më 2010 konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Ai ka thënë se ekspertë të lartë juridikë francezë përgatitën një raport prej 70 faqesh për të mbrojtur rastin e Kosovës.

Po situata sot?

Nga shumë kontakte me burimet e veta në Bruksel, Jozwiak beson se Franca mund të bëjë më shumë.

Sipas tij, ajo mund të jetë më e zëshme për heqjen e masave kufizuese që BE-ja ka vënë ndaj Kosovës pas tensioneve në veri, si dhe të mos e bllokojë vënien e masave ndëshkuese ndaj Serbisë për sulmin që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, më 2023.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit – por Kosova e mban përgjegjës shtetin serb, ani pse ai e mohon përfshirjen.

“Nuk mendoj se Franca është natyrshëm kundër Kosovës, por ajo nuk është ndërmjetësuese e ndershme”, ka thënë Jozwiak, duke përmendur se Franca nuk është e vetmja me një qasje të tillë, pasi një atmosferë pro Serbisë është dominuese në gjithë bllokun evropian.

Duke komentuar rreth kritikave ndaj Francës pas pajtimit për t’i shitur armë Serbisë, redaktori i REL-it vlerëson se jo gjithçka është politike: “Ekonomia në Evropë, në përgjithësi, nuk është e mirë. Shtetet nuk lejohen të shesin armë në Rusi – një treg i madh që është zhdukur – teksa po kufizohet edhe tregtia e asaj që mund t’i shitet Kinës. Ato janë në kërkim të tregjeve të reja, dhe Serbia është treg i mirë në atë aspekt. Është kalkulim ekonomik”.

Edhe një burim i Radios Evropa e Lirë në Bruksel beson se jo gjithçka është politike. Teksa ka marrë shembullin e vizave, ky burim ka thënë se Franca nuk ka qenë kundër heqjes së tyre për Kosovën, por përvoja “jashtëzakonisht e keqe” me azilkërkuesit, pas heqjes së vizave për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor më parë, e ka bërë Parisin më të kujdesshëm për të ardhmen.

Burimi i REL-it ka sugjeruar që të merret parasysh edhe karakteri individual i diplomatëve. Sipas tij, teksa gjermanët janë më të përmbajtur në emocione, francezët dinë ta shprehin publikisht hidhërimin e tyre.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë