Megjithatë, ajo ka thënë se me qytetarët do të vendos për rrugëtimin e saj politik.
E, nga LDK kanë thënë për Gazeta Blic se kjo parti i ka dyert e hapura, pasi është shtëpi e madhe.
Kështu bëri të ditur anëtari i kryesisë së LDK-së, Alban Zogaj.
“LDK është një shtëpi e madhe, e ka derën e hapur. Kryetari ynë gjithashtu është duke e paraqitur një platformë përbashkuese të së djathtës në vend dhe të gjithë ata që duan t’i bashkohen platformës tonë politike, vizionit tonë të LDK-së, vizionit të djathtë për marrëdhënie të mira me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe për zhvillim ekonomik e social të këtij vendi, e kanë derën e hapur në LDK. Andaj, jemi në biseda dhe po presim të shohim se si çfarë do të prodhojnë këto dy javët e ardhshme. Nuk ka asgjë konkrete apo finale në këtë drejtim. Finalen do të bëjmë ne publike atë moment që ta kemi në tavolinë”, ka thënë ai.
I pyetur nëse janë në diskutime me Osmanin, ai pohoi.
“Ka komunikim, këtë mund ta them”, ka deklaruar Alban Zogaj.













