Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A kanë pasoja kritikat e ambasadave për politizim të operacionit të FSK-së në Ujman?

30/07/2025 - 21:37
në Kryesore, Lajme
A A
A kanë pasoja kritikat e ambasadave për politizim të operacionit të FSK-së në Ujman?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në veri të vendit, një ditë më parë shkoi Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila arriti të gjejë trupin e pajetë të mërgimtarit që ishte zhdukur në liqenin e Ujmanit, pasi kishte kërcyer nga ura.

Ky veprim ngjalli reagime të shumta në Prishtinë, e sidomos nga anëtarë të partisë më të madhe në vend, Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët thanë se FSK shkoi për herë të parë si ushtri në veri, derisa këtë e konsideruan si sukses të tyre

Por, kjo u pengoi disa diplomatëve të shteteve mike të Kosovës, të cilët reaguan përmes ambasadave të tyre.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha të martën se është thellësisht e shqetësuar nga përpjekjet për të politizuar angazhimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit të FSK-së.

Më e butë, por pa kritikuar nuk mbeti as ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

“Që nga krijimi i tij, KFOR-i ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të pazëvendësueshëm në garantimin e sigurisë për të gjithë. Ai meriton respektin dhe mirënjohjen e të gjithë aktorëve në rajon. Franca do të vazhdojë ta mbështesë plotësisht, sidomos në një kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike”, ka theksuar Olivier Guerot, Ambasador i Francës në Kosovë.

Kurse, ambasada e Britanisë dhe ajo e Italisë, nuk kanë folur në lidhje me këtë çështje, por reagimet e tyre i kanë pasur në formë lavdërimi për bashkëpunimin mes FSK-së dhe KFOR-it.

Këto reagime po i shohin në forma të ndryshme njohësit e politikës vendore.

Profesori Gëzim Qerimi thotë se politizimi dhe marrja e meritave në këtë rast ndikon në dëmtimin e besimit të ambasadave tek institucionet e Kosovës.

“Tregon që faktori ndërkombëtar ka humbur plotësisht besimin dhe punën në mirëbesim me institucionet tona, duke pasur parasysh që institucionet tona po i keqpërdorin edhe këto raste kur kanë karakter humanitar – paramendo çka mund të ndodhë në raste të tjera më të ndërlikuara”, ka theksuar Gëzim Qerimi, Profesor universitar, raporton RTV Dukagjini.

Ndërkohë, Dorajet Imeri, vlerëson se zyrtarët partiakë janë ngutur në deklarime, të cilat i quan si qëndrime personale.

“ Ambasada Franceze dhe Gjermane me gjasë e kanë nga frika se mund të keqpërdoret, një gjë e tillë por, askush në Republikën e Kosovës, sidomos institucionet që janë relevante dhe të fushës, nuk kanë bërë ndonjë deklaratë që është jashtë asaj që ka ndodhë, Qeveria, AME, FSK, kanë qenë profesionale dhe të matura, ndërkohë eksponentët të ndryshëm të partive, cilado qofshin ato, natyrisht janë ngutur, por këto janë qëndrime individuale”, ka deklaruar Dorajet Imeri, Profesor universitar.

Falë ekipeve të FSK-së, të martën brenda disa orësh është gjetur trupi i 35-vjeçarit Rrahim Latifi, i cili u varros këtë të mërkurë.

JU REKOMANDOJMË

Fermerët derdhin qumështin pranë Ministrisë së Bujqësisë, pamje

Fermerët derdhin qumështin pranë Ministrisë së Bujqësisë, pamje
06/07/2026 - 13:22

Fermerët kosovarë të qumështit po mbajnë protestë pranë Ministrisë së Bujqësisë. Si shenjë proteste ndaj pakënaqësive të tyre, ata kanë derdhur qumështin para kësaj ministrie. Video:

Më shumëDetails

Babai i të riut që u vra në Suedi: U prehsh në paqe djali jem, babi të do të shumë

Babai i të riut që u vra në Suedi: U prehsh në paqe djali jem, babi të do të shumë
06/07/2026 - 13:14

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në Suedi, ku i riu Gent Maksutaj dyshohet se aksidentalisht u qëllua për vdekje. Sipas informacioneve të para,...

Më shumëDetails

Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)
06/07/2026 - 12:54

Policia e Hungarisë ka njoftuar se si rezultat i një veprimi të koordinuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit (NIB) e Policisë së Emergjencave dhe Administrata Kombëtare e Taksave...

Më shumëDetails

LBK: Rezultatet e “Vitës” të publikohen pa ndikime politike, vonesa është dëm për blegtorët

LBK: Rezultatet e “Vitës” të publikohen pa ndikime politike, vonesa është dëm për blegtorët
06/07/2026 - 12:48

Lidhja e Bizneseve të Kosovës, përmes një reagimi publik, ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për kompaninë prodhuese “Vita”, dhe njëkohësisht u bëri thirrje Agjencisë së Ushqimit...

Më shumëDetails

Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit
06/07/2026 - 12:19

Policia e Kosovës ka publikuar videon gjatë sekuestrimit të aseteve me vlerë 1 milion euro në Kosovë, në lidhje me një rrjet të pastrimit të parave të përfituara...

Më shumëDetails

Mediat suedeze raportojnë për vrasjen e të riut nga Kosova: Një i dyshuar është arrestuar

Tragjike: Vritet një i ri nga Kosova në Suedi, dyshohet kalimtar rasti
06/07/2026 - 12:01

Një person nga Kosova ka humbur jetën në Suedi, pas të shtënave me armë që ndodhën të dielën rreth orës 21:00 në lagjen Kvarngardet të qytetit të Uppsalës....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës, ja çka gjeti policia në çantën e një gruaje

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Si është gjendja e Sinan Vllasaliut pas aksidentit që përjetoi?

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë