Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A mund të bëhet president i SHBA-së një Donald Trump i dënuar?

02/06/2024 - 20:52
në Lajme
A A
A mund të bëhet president i SHBA-së një Donald Trump i dënuar?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Donald Trump u shpall fajtor, për herë të parë një ish-president amerikan dënohet nga ligji. Çfarë do të thotë kjo për kandidaturën e tij si president? Po nëse do duhej të shkonte në burg?

Donald Trump, kandidati me shumë gjasa i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në nëntor 2024 është shpallur fajtor në procesin e parë gjyqësor kundër një ish-presidenti amerikan.

Juria e gjykatës në Nju Jork e deklaroi Trump fajtor në 34 pika të aktakuzës. Nga 15 prilli gjykata u mor me akuzën, nëse në fushatën e zgjedhjeve presidenciale 2016 u paguan para për të mos u bërë publike historitë e Trumpit për seks jashtëmartesor me një yll pornografie. Ky proces ishte i pari në katër procese gjyqësore, me të cilat duhet të përballet Trump. Në Xhorxhia bëhet fjalë për dyshime se ka pasur përpjekje për të ndryshuar rezultatin e dështuar zgjedhor në këtë shtet federal në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020. Ka edhe dhe dy procese të tjera kundër tij, ku bëhet fjalë për përhapje gënjeshtrash për manipulime zgjedhore për të qëndruar në pushtet, si edhe për ruajtjen e dokumenteve sekrete qeveritare pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

A mund të kandidojë Trump në rast të dënimit?

Po. Pavarësisht si përfundojnë proceset gjyqësore kundër tij, Trump do të mund të kandidojë për postin e presidentit- Kushtetuta amerikane vendos tre kërkesa për personat që e synojnë këtë post: Ata duhet të jenë qytetarë të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe të paktën 35 vjeç. Dhe të paktën duhet të kenë jetuar 14 vjet në SHBA. Askund nuk thuhet, se një kriminel i dënuar nuk mund të kandidojë apo të bëhet president.

A mundet Trump të diskualifikohet në bazë të kushtetutës amerikane, neni 14?

Paragrafi 3 i nenit shtesë 14 të kushtetutës amerikane, thotë, se personat që “kanë marrë pjesë në një kryengritje apo rebelim”, pasi janë betuar për kushtetutën, janë të përjashtuar nga ushtrimi i “një detyrë civile apo ushtarake në Shtetet e Bashkuara”.

Aktivistët që duan të shohin që ish-presidenti të diskualifikohet mbi këtë bazë përmendin sjelljen e Trumpit para sulmit ndaj Kapitolit më 6 janar 2021. Ata thonë, se gënjeshtrat e Trumpit, se demokratët i vodhën zgjedhjet, e nxitën turmën e djathtë të mësyjë Kapitolin. Për këtë arsye kjo konsiderohet sipas tyre, si pjesëmarrje në kryengritje.

Në një sërë shtetesh federale ka pasur përpjekje për të larguar Trumpin nga zgjedhjet paraprake mbi bazën e këtij neni shtesë. Në mars 2024, Gjykata Supreme e hodh poshtë kërkesën e Kolorados, duke deklaruar, se shtetet federale nuk kanë kompetencë për të përjashtuar personat nga kandidaturat për poste federale.

A mund të votojë Trump megjithë dënimin?

Me gjasë jo. Trump është i regjistruar si votues në Florida. Personat e dënuar nuk kanë të drejtë votimi aty. “Shumica e të dënuarve në Florida e rifitojnë të drejtën e votimit, pas e kanë kryer plotësisht dënimin e tyre”, shpjegon reporterja për çështjet politike e New York Times, Maggie Astor. Nëse Trump dënohet me kusht, atëherë sërish nuk mjafton koha për shlyerjen e dënimit që ai të rifitojë të drejtën e votës. Masa e dënimit do të jepet më 11 korrik, pak ditë më vonë fillon kongresi i emërimit të kandidatit tek republikanët.

Por nëse Trump do duhej të shkonte në burg, çfarë do të ndodhte?

 

Për këtë nuk ka një përgjigje të qartë. “Ne jemi shumë larg nga gjithçka që ka ndodhur më parë”, tha Erwin Chemerinsky, ekspert i kushtetutës në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley për New York Times para procesit. “Ky do të ishte spekulim i pastër.” Parë nga ana ligjore, Trump do të kishte të drejtë për kandidaturën e tij, edhe nëse ndodhet në burg. Por një president që votohet, në një kohë që është në burg, do të ishte një sfidë logjistike. Repoterja Astor, spekulon, se Trump mund të kërkojë lirimin “me arsyetimin, se burgosja e tij do ta pengonte që të përmbushte detyrimet e tij kushtetuese si president.” Por gjithçka është spekulative, kjo nuk ka ndodhur më parë, dhe nuk është e lehtë të bëhen parashkimet./DW

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë