Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A mund të llogarisë Ukraina në BE pas pezullimit të ndihmës amerikane?

04/03/2025 - 22:35
në Lajme
A A
A mund të llogarisë Ukraina në BE pas pezullimit të ndihmës amerikane?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Ky është momenti i Evropës”, po thonë diplomatët në Bruksel, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, më 3 mars, për të pezulluar përkohësisht financimin ushtarak për Ukrainën.

Nëse kjo do të rezultojë e vërtetë, mbetet për t’u parë. Përtej retorikës, pyetja kyçe është nëse Evropa e ka vullnetin politik për të kompensuar plotësisht pezullimin e shpenzimeve të SHBA-së për Ukrainën?

Deri tani, kjo pyetje nuk ka përgjigje.

NATO po pret më shumë hollësi nga Uashingtoni përpara se të bëjë ndonjë njoftim zyrtar.

Diplomatët e aleancës i thanë Radios Evropa e Lirë se janë duke tentuar të mësojnë nëse aleatët evropianë ende mund të blejnë armë amerikane dhe t’i transferojnë ato në Ukrainë.

Siç tha një diplomat: “Evropa thjesht nuk ka furnizime të mjaftueshme për momentin, por nëse mund të vazhdojë t’i përdorë armët dhe municionet amerikane, atëherë mund të jetë në rregull”.

Kur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, iu drejtua mediave në mëngjesin e 4 marsit, për të paraqitur propozimet e saj për rritjen e shpenzimeve evropiane për mbrojtje, dhe për ndihmë ushtarake për Ukrainën, ajo shmangu çdo referencë ndaj vendimit të SHBA-së.

“Evropa përballet me rrezik të qartë”

Përpara një samiti vendimtar të Bashkimit Evropian në Bruksel, më 6 mars, për mënyrën e trajtimit të mjedisit të ri të sigurisë, shefja e BE-së u dërgoi një letër shteteve anëtare të BE-së, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë, ku shkruan se “një epokë e re ka ardhur. Evropa përballet me një rrezik të qartë dhe të pranishëm në një shkallë që askush prej nesh nuk e ka parë”.

Ajo gjithashtu bëri një kritikë të lehtë ndaj Uashingtonit, duke shkruar se, si presidente e Komisionit Evropian, “marrëdhëniet e forta me Shtetet e Bashkuara janë një nga objektivat e mi kryesorë, si në nivel dypalësh, ashtu edhe përmes grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7). Por, konteksti në të cilin operojmë po ndryshon në mënyrë drastike dhe dramatike”.

A është koha që BE-ja të marrë përsipër boshllëkun financiar të lënë nga SHBA?

Ndoshta jo aq shpejt.

Si propozimet e von der Leyenit, ashtu edhe drafti i konkluzioneve të samitit të BE-së, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, nuk përmbajnë asnjë propozim konkret për mbështetjen e drejtpërdrejtë të Ukrainës, duke përfshirë mungesën totale të hollësive mbi financimin, përveç 30 miliardë eurove që tashmë janë premtuar si mbështetje buxhetore për Kievin në vitin 2025.

Problemi është se një shtesë prej 30 miliardë eurosh do të nevojitet këtë vit, nëse SHBA-ja tërhiqet plotësisht. Liderët evropianë ishin përgatitur për këtë skenar shumë përpara njoftimit të Trump, veçanërisht pas vonesës së Kongresit amerikan për të miratuar një paketë ndihme për Kievin në vitin 2024.

“Ta bëjmë BE-në më të sigurt”

Nisma e von der Leyenit për riarmatosje të Evropës, tani duket se fokusohet vetëm në rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes së BE-së, dhe jo në ndihmën e drejtpërdrejtë për Ukrainën.

Ajo përfshin një hua prej 150 miliardë eurosh për shtetet anëtare, për të forcuar mbrojtjen ajrore dhe arsenalet e dronëve, më shumë fleksibilitet në rregullat e shpenzimeve të BE-së për vendet që rrisin buxhetet e mbrojtjes, dhe një mundësi për t’i ridrejtuar fondet e BE-së, të destinuara për rajonet më të varfra drejt projekteve ushtarake – nëse shtetet anëtare vendosin ta bëjnë këtë.

Sipas von der Leyenit, këto masa mund të krijojnë deri në 800 miliardë euro në shpenzime për mbrojtje. Por, pyetja kryesore mbetet: A bëhet fjalë për ta bërë BE-në më të sigurt, apo për të siguruar që Ukraina të mund t’i rezistojë agresionit rus?

Ideja që investimi i shtuar evropian në mbrojtje do të lejojë më shumë mbështetje për Ukrainën tingëllon logjike – por a do të funksionojë në praktikë?

Përgjigja për këtë mund të gjendet në një zhvillim tjetër në Bruksel këtë javë.

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, kishte propozuar një plan për të mbledhur 30 miliardë eurot që i nevojiten Ukrainës, duke përdorur të ardhurat nga asetet e ngrira ruse të mbajtura nga blloku, dhe kontributet vullnetare nga shtetet anëtare të BE-së bazuar në të ardhurat e tyre kombëtare.

Megjithatë, ky plan tani është pezulluar.

Diplomatët e BE-së thonë se disa shtete anëtare nuk ishin të gatshme të angazhoheshin për një shumë kaq të madhe në këtë moment, ndërsa të tjerët treguan me gisht drejt Hungarisë, e cila ka kundërshtuar për një kohë të gjatë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Sipas diplomatëve të BE-së, Budapesti madje ka kërcënuar të vërë veton ndaj çdo teksti të samitit që sfidon përpjekjet e SHBA-së për të negociuar një marrëveshje paqeje me Moskën.

“Momenti” i Evropës mund të mos përfshijë fare Ukrainën.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë