Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A mund të preket Gjykata Speciale nga SHBA-ja?

18/07/2026 - 21:34
në Lajme
A A
A mund të preket Gjykata Speciale nga SHBA-ja?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nisma nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) ka rikthyer vëmendjen edhe te institucionet e tjera të drejtësisë me seli në Hagë, përfshirë Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale.

Në Kosovë, zhvillimi ka marrë interes të veçantë për shkak të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ndaj të cilëve pritet të shpallet vendimi përfundimtar më 16 shtator.

Kjo ka ngritur pyetjen nëse kjo gjykatë mund të përfshihet në valën e kritikave amerikane ndaj institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë. Kjo, veçanërisht për shkak se që nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, në Kosovë dhe rajon janë organizuar një numër i madh protestash me mijëra pjesëmarrës, të cilët e kanë konsideruar Gjykatën Speciale si të padrejtë, duke argumentuar se lufta e UÇK-së ishte e pastërt dhe duke kërkuar lirimin e çlirimtarëve, shkruan AP.

Një kërkesë për t’i ndihmuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ia kishte drejtuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Së fundmi, edhe aktivisti dhe biznesmeni shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, i ka kërkuar Rubio-s rishikimin e mbështetjes së SHBA-së për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Megjithatë, deri tani, iniciativa e Rubios është drejtuar ndaj një institucioni tjetër: Gjykatës Penale Ndërkombëtare, e themeluar në vitin 2002 përmes Statutit të Romës. Deri më tani nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga administrata amerikane që e vendos Gjykatën Speciale në të njëjtin proces.

ICC-ja ka mandat të ndjekë penalisht individë për krimet më të rënda ndërkombëtare, përfshirë gjenocidin, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Rubio e ka akuzuar këtë gjykatë se ka zgjeruar kompetencat e saj përtej kufijve të parashikuar dhe se mund të përdoret si instrument politik kundër zyrtarëve amerikanë dhe aleatëve të SHBA-së.

Në qendër të përplasjes mes Uashingtonit dhe kësaj gjykate janë veçanërisht hetimet e ICC-së ndaj Izraelit për veprimet në territorin palestinez, si dhe rastet që kanë prekur veprimtarinë e personelit amerikan në Afganistan.

Administrata amerikane ka argumentuar se një gjykatë ndërkombëtare nuk duhet të ketë kompetencë mbi qytetarët apo zyrtarët e vendeve që nuk e kanë pranuar juridiksionin e saj. Kritikët e kësaj qasjeje, në anën tjetër, argumentojnë se qëndrimi amerikan synon të kufizojë mekanizmat ndërkombëtarë të përgjegjësisë penale.

Pse po lidhet ky debat me Gjykatën Speciale?

Lidhja me Kosovën vjen kryesisht për shkak të një elementi të përbashkët: vendndodhjes. Si ICC-ja, ashtu edhe Dhomat e Specializuara të Kosovës ndodhen në Hagë.

Një element që e ka afruar këtë debat me Kosovën është fakti se njëri prej gjyqtarëve të përfshirë në masat amerikane ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare ka pasur më herët rol edhe në procesin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara gjatë vitit të kaluar kanë vendosur sanksione ndaj katër zyrtarëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, përfshirë gjyqtarin Nicolas Yann Guillou, i cili para se të shërbente në ICC ishte pjesë e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Guillou ka shërbyer si gjyqtar i procedurës paraprake në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke qenë pjesë e procesit që konfirmoi aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Megjithatë, ky zhvillim nuk nënkupton se masat amerikane janë vendosur ndaj Gjykatës Speciale apo se ajo është pjesë e nismës së Rubios. Sanksionet lidhen me rolin e Guillou-s në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe me vendimet e marra gjatë punës së tij në atë institucion.

Pikërisht ky fakt ka rikthyer vëmendjen te raporti mes dy gjykatave me seli në Hagë, por që kanë baza juridike dhe mandate të ndryshme. Edhe pse të dyja ndodhen në të njëjtin qytet dhe në disa raste kanë pasur persona me përvojë pune në të dy institucionet, ato nuk janë pjesë e së njëjtës strukturë dhe nuk funksionojnë mbi të njëjtën bazë ligjore.

Gjykata Speciale është themeluar në vitin 2015 përmes ndryshimeve kushtetuese dhe ligjeve të miratuara nga institucionet e Kosovës. Për këtë arsye, një përfshirje e mundshme e saj në iniciativën e Rubios nuk do të ishte automatike.

Kritikat ndaj ICC-së lidhen me strukturën dhe kompetencat e një gjykate me mandat global, ndërsa Gjykata Speciale ka një mandat të veçantë, të krijuar për trajtimin e pretendimeve për krime të lidhura me luftën në Kosovë gjatë viteve 1998–1999.

Aktualisht, nuk ka ndonjë sinjal publik se administrata amerikane po planifikon një hap të tillë.

Përfshirja e Gjykatës Speciale në një iniciativë të drejtuar kundër ICC-së do të kërkonte një ndryshim të veçantë politik nga Uashingtoni, pasi nuk bëhet fjalë për të njëjtin institucion dhe as për të njëjtën bazë juridike.

Megjithatë, në planin politik, debati mund të marrë një dimension tjetër. Kjo pasi që Gjykata Speciale, prej vitesh, ka qenë objekt kritikash në Kosovë për shkak se ka krijuar një trajtim të pabarabartë të së kaluarës së luftës, duke u fokusuar kryesisht te ish-pjesëtarët e UÇK-së, ndërsa nuk ka trajtuar në të njëjtën masë krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës.

Për Kosovën, çdo ndryshim i mundshëm i qasjes së SHBA-së ndaj Gjykatës Speciale do të kishte peshë të madhe politike. Prandaj, një përfshirje e saj në një debat më të gjerë amerikan për gjykatat ndërkombëtare do të përbënte një zhvillim të rëndësishëm politik, jo vetëm juridik.

JU REKOMANDOJMË

“Nuk do lëvizim nga sheshi”, për të 49-ën ditë protestohet para Kryeministrisë në Shqipëri

“Nuk do lëvizim nga sheshi”, për të 49-ën ditë protestohet para Kryeministrisë në Shqipëri
18/07/2026 - 23:02

Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat i lexojnë në çdo tubim përgjatë këtyre javëve....

Më shumëDetails

Vodhi në një apartament në Zvicër, policia e gjen në shkurre 14-vjeçarin kosovar

Vodhi në një apartament në Zvicër, policia e gjen në shkurre 14-vjeçarin kosovar
18/07/2026 - 22:31

Pas një vjedhjeje me thyerje në një apartament në Wettingen, Aargau, policia kantonale arrestoi të shtunën një djalë 14-vjeçar kosovar. Pak para orës 3:00 të mëngjesit të shtunën,...

Më shumëDetails

Hykmete Bajrami sërish ngre alarmin për deponinë në Sferkë: Mijëra banorë s’guxojnë të dalin e as të hapin dritaret

Bajrami: Kurti është fajtori kryesor nëse vendi shkon në zgjedhje
18/07/2026 - 22:24

Deputetja e zgjedhur, Hykmete Bajrami, ka reaguar sërish për gjendjen e deponisë në fshatin e Sferkë të Klinës nga ku publikoi video duke u djegur mbeturinat. “Sonte në...

Më shumëDetails

Pjesëtarë tjerë të FSK i kryejnë përgatitjet operacionale e logjistike për misionin në Gaza, në pritje të “sinjalit” për t’u nisur

Pjesëtarë tjerë të FSK i kryejnë përgatitjet operacionale e logjistike për misionin në Gaza, në pritje të “sinjalit” për t’u nisur
18/07/2026 - 22:14

Forcat e Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë përgatitjet për dislokimin e kontingjentit të saj në Gaza në koordinimi me shtabin e Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë. Krejt kjo në...

Më shumëDetails

Mamdani: Po shqyrtoj arrestimin e Netanyahut nëse vjen në Nju Jork

Mamdani: Po shqyrtoj arrestimin e Netanyahut nëse vjen në Nju Jork
18/07/2026 - 21:13

Në shtator, Benjamin Netanyahu mund të gjendet përballë një situate të pazakontë: të hyjë në selinë e Kombeve të Bashkuara për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme,...

Më shumëDetails

Hargreaves e fton në rezidencë për takim lamtumirës Guerot: Punuam për ta mbështetur rolin e Kosovës në siguri

Hargreaves e fton në rezidencë për takim lamtumirës Guerot: Punuam për ta mbështetur rolin e Kosovës në siguri
18/07/2026 - 21:07

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohjen e tij për punën e përbashkët me ambasadorin francez, Olivier Guerot, derisa këtij të fundit po i përfundon mandati...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari i arrestuar për goditjen me thikë të 30-vjeçarit (B.M.) në Mitrovicë (Emri)

    Ky është i dyshuari i arrestuar për goditjen me thikë të 30-vjeçarit (B.M.) në Mitrovicë (Emri)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Luana Vjollca ndez rrjetin, publikon video me fustan provokues (Pamje)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Drejtoresha e re e RTK-së është gruaja e aktorit të famshëm

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Video e rrallë, përplasja e Rugovës me një gazetare franceze për shkak të shkuarjes në Beograd: Duhet të jeni më njerëzore…

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Këta janë të arrestuarit për të shtënat në Llapnasellë – njëri posedonte armë me leje për mbajtje dhe bartje

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë