Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A mund të realizohet propozimi i Konjufcës për krijimin e një mekanizmi mbikëqyrës të punës së Specialës, flasin njohësit e drejtësisë

28/06/2022 - 20:10
në Kryesore, Lajme
A A
A mund të realizohet propozimi i Konjufcës për krijimin e një mekanizmi mbikëqyrës të punës së Specialës, flasin njohësit e drejtësisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohësit e organëve të drejtësisë kanë mendime të ndryshme rreth kërkesës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për krijimin e një mekanizmi për mbikqyrjen e punës së Gjykatës Speciales.

Sipas tyre, propozimi i Konjufcës nuk po del të jetë aq i thjeshtë për t’u realizuar.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, vlerëson se krijimi i një mekanizmi të jashtëm për mbikqyrjen e punës së Speciales, nuk mund të ndërtohet, pasi që sipas tij, një qasje e tillë mund të konsiderohet ndërhyrje në pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatës.

Miftaraj në një prononcim dhënë për GazetaBlic thotë se Ligji mbi Dhomat e Specializuara dhe Amendamenti kushtetues ka themeluar mekanizma që garantojnë proces gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm.

“Amendamenti kushtetues dhe Ligji mbi Dhomat e Specializuara ka themeluar dhe siguruar mekanizma që garantojnë proces gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm, duke filluar nga dy shkallshmëria, mbrojtja e ligjshmërisë që bëhët brenda vet gjykatës dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut përmes Avokatit të Popullit dhe Gjykatës Kushtetuese. Këto mekanizma së paku në letër garantojnë proces gjyqësor të pavarur dhe paanshem. Sikurse në kulturën e shteteve demokratike që bazohen në vlerat e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, nuk mund të ndërtohen mekanizma të jashtëm që mbikëqyrin punën e gjykatës në aspektin profesional, pasi një qasje e tillë mund të konsiderohet ndërhyrje në pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatës”, deklaron ai.

Nga ana tjetër, avokati Skender Musa, vlerëson se ky mekanizëm mbikëqyrës mund të bëhet vetëm nëse ndryshohet dispozita e kushtetutës së Kosovës dhe ndonjë dispozitë e ligjit për dhomat e specializuara.

“Mekanizmi për mbikëqyrjen e Gjykatës Speciale mund të bëhet nëse ndryshohet dispozita e kushtetutës së Kosovës e cila nuk ka paraparë mekanizëm mbikëqyrës. Pastaj duhet të bëhet ndryshimi i ndonjë dispozite të ligjit për dhomat e specializuara dhe parashihet një institucion i ngjashëm me këshillin gjyqësor për gjykatën dhe një organ i ngjashëm me këshillim prokuroria të Kosovës për prokurët special, mbikëqyrja mund të bëhet vetëm profesionale dhe në asnjë formë politike”, deklaron ai.

Tutje Musa në një prononcim për GazetaBlic thotë se Gjykata Speciale është e vetmja në Evropë pa organ mbikëqyrës profesional.

“E vetmja Gjykata Speciale dhe prokurori special është në Evropë që s’ka organ mbikëqyrës profesional dhe që nuk raportojnë te një organ i pavarur për punën e tyre. Kjo gjykatë dhe kjo prokurori për shkak që s’kan organe mbikëqyrëse, i ka të gjitha mundësitë të veproj në mënyrë arbitrare dhe të shkel të drejtat e të akuzuarve”, thotë ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca pas vizitës që ka pasur në Hagë te krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se nuk ka asnjë mekanizëm ndërkombëtar ose të Kosovës që kjo gjykatë i jep llogari për punën, shkeljet apo pretendime te mbrojtës për shkelje procedurash apo gjithçka tjetër.

Sipas tij, Gjykata Speciale gjithçka mund të jetë, vetëm e Kosovës jo.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  janë duke u akuzuar për krime lufte dhe po mbahen në paraburgim në Hagë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë