
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person, i cili ka vrarë gruan e tij 48 vjeçare në Llaushë të Skenderajt.
Familjarët e viktimës kanë demantuar lajmin se kinse ajo është vrarë për motive të ulëta.
“Ai njeriu, S. Q, ka disa vite që ka filluar të përdorë dhunë në familje, si arsyetim i kësaj dhunë e kishte gjetur arsyen se kinse tezja jonë e kishte tradhëtuar për ta vrarë, të gjithë ata që e kanë njohur tezën e dijnë së nuk ka pasur si ajo grua, e urtë e ndershme e me gjitha të mirat, fati i saj ishtë së ishtë e martuar me këtë njeri”, ka thënë familjarja e viktimës.











