Presidentja Vjosa Osmani ka filluar vizitat nëpër komuna, ashtu ka deklaruar vet ajo.
Sot e para e shtetit ka vizituar komunën e Lipjanit e cila udhëhiqet nga Imri Ahmeti i LDK-së i cili po ashtu mban pozitën e sekretarit të përgjithshëm në partinë e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ajo që bie në sy nga kjo vizitë është fakti që Vjosa Osmani ka publikuar 3 postime në faqen e saj në Facebook ku shihet krah Imri Ahmetit të LDK-së.
A është kjo shenjë e afrimit të Vjosa Osmanit me ish partinë e saj dhe zyrtarë të lartë të partisë të cilën e la për t’u bashkuar me Albin Kurtin?
Pavarësisht që në paraqitjet publike në zgjedhjet e fundit Osmani dhe partia e Ahmetit ishin kundërshtarë të përbetuar, kjo nuk ka penguar ata të dy që sot të shfaqen shumë miqësor e të afërt në një vizitë të gjatë në Lipjan.
Tek e fundit, a nuk është priviligj dhe e rëndësishme që presidentja të publikoj tri postime brenda një dite me një kryetar komune, pra një ditë e tërë e kaluar atje?!
Mbetet të shihet nëse këto janë shenja afrimi politik të bashkëpunëtorëve të vjetër politik, duke e ditur që jo shumë kohë më parë presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti u shfaqën në një komunikim të tensionuar në publik pavarësisht që nuk dëgjoheshin çfarë flisnin, por gjestikulatura tregonte një acarim të theksuar.
Më poshtë ju sjellim 3 postimet e sotme të Vjosa Osmanit krah Imri Ahmetit të LDK-së:













