Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A po bëhet kusht Asociacioni për statusin e kandidatit në BE, çfarë tha komisionerja?

29/04/2025 - 15:37
në Kryesore, Lajme
A A
Çfarë paga do të marrin Kurti, Osmani e Konjufca me rritjen e djeshme – tabela edhe për zyrtarë tjerë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka folur edhe për pritjet e Brukselit për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Kos ka thënë se është në kontakt me politikanët kosovarë dhe se të njëjtit janë shumë në favor të normalizimit të raporteve me Serbinë, gjë që është parakusht për dhënien e statusit të vendit kandidat, për të cilin Kosova synon.

“Ne po presim për [formimin e] qeverisë së re. Jam në kontakt me politikanët atje, dhe ata pretendojnë se janë shumë të favor të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, çka është parakusht që të mund të nisë procesi i negociatave ose të jepet statusi i kandidatit”, ka thënë Kos, në një intervistë të dhënë për Radion Evropa e Lirë.

Ajo ka thënë se është shumë me rëndësi që qeveria e re e Kosovës të plotësojë disa parakushte të cilat “duhen të përmbushen”, por pa përmendur se cilat kushte janë ato.

Brukseli dhe Uashingtoni në vazhdimësi kanë përmendur themelimin e Asociacionit si një kusht që Kosova të ecë përpara në normalizimin e raporteve me Serbinë dhe në rrugën e integrimit evropian.

Sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës është bërë e qartë që Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Mbetet të shihet nëse Asociacioni do të shndërrohet në kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat për Kosovën.

Për marrjen e statusit të kandidatit fillimisht Komisioni Evropian duhet ta japë pëlqimin për aplikimin për anëtarësim e pastaj Këshilli Evropian duhet ta konfirmojë unanimisht statusin si vend kandidat.

“Nuk kam marrë asnjë sinjal nga shtetet anëtare ose nga presidenca daneze [e Këshillit Evropian] se kjo gjë [marrja e statusit gjatë presidencës daneze] mund të ndodhë. Por, mendoj se do të ishte shumë mirë të nisim”, tha ajo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kohë më parë ka deklaruar se Kosova ka përmbushur kushtet për marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Presidentja theksoi se Kosova ka mbushur të gjitha kushtet për ta fituar statusin e vendit kandidat të BE-së”, kishin deklaruar nga Presidenca e Kosovës më 3 shtator 204, pas një takimi mes Osmanit dhe shefit të Zyrës së BE-së, Aiv Orav./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Mot i ndryshueshëm për fundjavë, ja kur priten reshje me bubullima

Mot i ndryshueshëm për fundjavë, ja kur priten reshje me bubullima
11/07/2026 - 01:23

Të shtunën mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende parashihen...

Më shumëDetails

“Qurravitjet” e Gjergj Lucës vënë në lëvizje Edi Ramën, kontakton Google për të shpëtuar bizneset e ‘peshkatarit’ trafikant

“Qurravitjet” e Gjergj Lucës vënë në lëvizje Edi Ramën, kontakton Google për të shpëtuar bizneset e ‘peshkatarit’ trafikant
11/07/2026 - 01:22

Kryeministri Edi Rama ka angazhuar qeverinë që të hyjë në kontakt direkt me kompaninë Google për të shpëtuar nga rrënimi bizneset e Lucës. “Qurravitjet” e Gjergj Lucës për...

Më shumëDetails

Tragjedia në Gllogjan: Halil Mehmetaj akuzohet se i shtyu djemtë drejt vrasjes

Tragjedia në Gllogjan: Halil Mehmetaj akuzohet se i shtyu djemtë drejt vrasjes
11/07/2026 - 01:20

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Pejë për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan i atribuon një rol të veçantë Halil Mehmetajt, i cili akuzohet për veprën penale...

Më shumëDetails

Pacolli nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave, komunave u jep 7 ditë afat

Pacolli nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave, komunave u jep 7 ditë afat
10/07/2026 - 22:58

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave. Ministrja Fitore Pacolli, ka thënë se, nuk do lejohet më stërmbushja e kontejnerëve pranë...

Më shumëDetails

Policia e Dogana i gjejnë 36 orë dore të padeklaruara në një veturë në Han të Elezit, i sekuestrojnë ato

Policia e Dogana i gjejnë 36 orë dore të padeklaruara në një veturë në Han të Elezit, i sekuestrojnë ato
10/07/2026 - 22:41

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në bashkëpunim me doganën kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra. Policia ka njoftuar se në bagazhin e një veture, kanë...

Më shumëDetails

Ejupi: Do të ishte mirë që Kurti t’ia lirojë pozitën e presidentes, Vjosa Osmanit

Ejupi: Do të ishte mirë që Kurti t’ia lirojë pozitën e presidentes, Vjosa Osmanit
10/07/2026 - 22:30

Analistja politike, Pranvera Ejupi, vlerëson se ish-presidentja Vjosa Osmani, mund të emërohet edhe një herë në krye të vendit. Ajo thotë se do të ishte mirë që kryeministri...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fluturimi i WizzAir – Evropa ishte fjalë për fjalë dy sekonda larg një tragjedie të paparë

    Fluturimi i WizzAir – Evropa ishte fjalë për fjalë dy sekonda larg një tragjedie të paparë

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Hajnat godasin kompaninë në Vushtrri, zhdukin skele dhe material ndërtimor me vlerë deri në 20 mijë euro

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Abdixhiku flet pas takimit, tregon se për çka u dakorduan

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Fotot vulosin gjithçka, vjen zhvillim i (pa)pritur nga treshja e BBVK 4

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Me paratë e shqiptarëve, Shefqet Kastrati blen hotel luksoz 55 milionë dollarë në Miami

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë