Presidenti i Kinës, Xi Jinping, të enjten e ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Vetë Ursula von der Leyen ka shkruar për këta takim trepalësh mes presidentit Xi, Macronit dhe asaj si presidente e Komisionit Evropian.
“Takimi ynë i përbashkët me Presidentin Xi është një mundësi për të adresuar pabarazitë në marrëdhëniet tona ekonomike dhe për të parë bashkëpunimin për çështje të ngutshme globale si lufta e Rusisë dhe ndryshimi global i klimës”, ka shkruar ajo der Leyen në Twitter, transmeton Gazeta Express.
Por ajo që bie në sy është distanca fizike që Xi ka vendosur ndaj Macronit dhe der Leyen.
Një gjë të ngjashme e kishte bërë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin kur e kishte pritur në takim Macronin.
Takimi i evropianëve në Kinë vjen në një kohë kur presidenti kinez ishte në vizitë në Kremlin, duke hedhur dysheme për një aleancë më të zgjeruar Rusi-Kinë.













