Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar rreth vizitave te ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Ajo ndau detaje, por jo edhe aq shumë, duke thënë se padiskutim që kanë një brengë më të madhe.
Sipas tij, ata nuk diskutojnë për “lojërat” e politikave ditore, porse pashmangshmërisht përmendin secilin sukses të Kosovës.
“Ata i gëzohen çdo suksesi të Kosovës. Megjithatë, duhet përmendur, kanë brengë më të madhe. Nuk merren me lojërat politike që i zhvillojmë ne këtu”, shtoi ndër tjerash ajo.












