
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk ka konfirmuar nëse deputetja e Listës Guxo, Doarsa Kica- Xhelili, i është bashkuar kësaj partie.
Por,ai ka thurë lavde për deputeten, duke thënë se është një nga deputetet më të mira që ka Kuvendi i Kosovës.
Abdixhiku pas mbledhjes së kryesisë së partisë ka thënë se LDK është e hapur për profesionistë si Kica-Xhelili.
“Unë kam thënë edhe më parë se deputetja Doarsa Kica- Xhelili është njëra prej deputetëve për të përgatitura që ka Kuvendi, ajo ka trajtuar me integritet të lartë çdo temë. Ne vazhdimësi kemi thënë se jemi të hapur për profesionistë të mirë. Për cdo informacion të ri për këtë çështje do të merrni veshë nga LDK-ja në kohën e duhur”, ka thënë Abdixhiku












