Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A po kalojnë shkollat në mësim online, MASHT sqaron çdo gjë

22/01/2022 - 17:01
në Kryesore, Lajme
A A
MASHT jep lajmin: Ja kur vendoset përfundimisht për fillimin e mësimit në shkolla
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se Task Forca në nivel të MASHTI, ka nxjerr rekomandimin që të shqyrtohet mundësia për kalim të klasës përkatësisht shkollës në skenarin C (mësimi online) nëse brenda tri ditësh konfirmohen dy ose më shumë raste të infektimit të nxënësve me virusin SARS-Covid-19 brenda një klase, nëse më shumë se 5% e nxënësve të shkollës janë aktualisht të infektuar me virusin SARS-Covid-19 dhe nëse shkalla e infeksionit në mesin e personelit të shkollës është e tillë që mungesat nga puna pamundësojnë organizimin e procesit mësimor me prezencë fizike.

Sipas MASHTI-t, vendimin për aplikimin e skenarit më të përshtatshëm e merr Task Forca e shkollës.

“Në çdo situatë duhet marrë parasysh faktin se mësimi online nuk është zëvendësim për mësimin me prezencë fizike, gjë që vlen, në veçanti, për fëmijët e moshave të vogla. MASHTI rithekson rëndësinë e respektimit të masave mbrojtëse të përcaktuara me legjislacion dhe vendime të organeve kompetente. Në kohën e sotme, mbrojtja më e mirë nga Covid-19 është vaksinimi, prandaj ftojmë të gjithë nxënësit e moshës 12 vjeç e më lartë, studentët, mësimdhënësit dhe familjarët e tyre të vaksinohen, sepse kështu sigurojmë që institucionet arsimore të mbeten të hapura dhe ruajmë shëndetin publik”, thuhet në njoftimin e postuar në Facebook.

Postimi i plotë i MASHTI-t:

Në mbledhjen e 55-të të dt. 21 janar 2022, Qeveria e Republikës së Kosovës aprovoi masat e reja për parandalimin dhe

luftimin e pandemisë Covid-19.

https://kryeministri.rks-gov.net/…/Vendimet-e-mbledhjes…

Me propozimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, procesi edukativo –arsimor në institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve zhvillohet sipas Udhëzuesit të MASHTI për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë Covid-19, me obligimin që të respektohen masat mbrojtëse të përcaktuara nga IKSHPK.

Udhëzuesi për organizimin e procesit mësimor në kushte të pandemisë COVID-19, parasheh 4 skenarë për zhvillimin e procesit mësimor, varësisht nga situata epidemiologjike dhe kushtet specifike në shkolla:

https://masht.rks-gov.net/uploads/2021/09/udhezuesi-i-pergjithshëm-i-mashti-për-organizimin-e-procesit-mësimor-në-vitin-shkollor-2021-2022-në-kushte-të-pandemisë-covid-19.pdf

Vendimin për aplikimin e skenarit më të përshtatshëm e merr task forca e shkollës. Brenda një shkolle mund të aplikohet më shumë se një skenar, pra disa klasë mund të punojnë me prezencë fizike dhe orar të plotë (Skenari i Rikthimit), ndërsa ndonjë klasë tjetër online (Skenari C).

Task Forca në nivel të MASHTI, në mbledhjen e mbajtur më 20 janar 2021, nxorri rekomandimin që të shqyrtohet mundësia për kalim të klasës përkatësisht shkollës në skenarin C (mësimi online) në njërin nga këto raste:

•Nëse brenda 3 ditësh konfirmohen 2 ose më shumë raste të infektimit të nxënësve me virusin SARS-Covid-19 brenda një klase;

•Nëse më shumë se 5% e nxënësve të shkollës janë aktualisht të infektuar me virusin SARS-Covid-19;

•Nëse shkalla e infeksionit në mesin e personelit të shkollës është e tillë që mungesat nga puna pamundësojnë organizimin e procesit mësimor me prezencë fizike.

Në çdo situatë duhet marrë parasysh faktin se mësimi online nuk është zëvendësim për mësimin me prezencë fizike, gjë që vlen, në veçanti, për fëmijët e moshave të vogla.

Në rast nevoje për organizimin e mësimit online mund të shërbejnë video-mësimet që emetohen në RTK4 çdo ditë pune prej 9-16 h sipas orarit të hartuar nga MASHTI:

Po këto video-mësime gjenden edhe në kanalin zyrtar të MASHTI – https://xn--emsimi-qva.rks-gov.net/shq/ .

Për mësimin online shkollat mund të shfrytëzojnë platformën zyrtare wwws.shkollat.org, por edhe platformat tjera që janë në dispozicion si: Zoom, eShkollori, Google Meet, etj.

Në institucionet e arsimit të lartë, mësimi mund të organizohet me prezencë fizike me kusht që grupet me mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës.

MASHTI rithekson rëndësinë e respektimit të masave mbrojtëse të përcaktuara me legjislacion dhe vendime të organeve kompetente. Në kohën e sotme, mbrojtja më e mirë nga Covid-19 është vaksinimi, prandaj ftojmë të gjithë nxënësit e moshës 12 vjeç e më lartë, studentët, mësimdhënësit dhe familjarët e tyre të vaksinohen, sepse kështu sigurojmë që institucionet arsimore të mbeten të hapura dhe ruajmë shëndetin publik.

JU REKOMANDOJMË

Mustafa i kundërpërgjigjet Osmanit: Është katandisur keq, dëm të merrem me të

Mustafa i kundërpërgjigjet Osmanit: Është katandisur keq, dëm të merrem me të
13/11/2026 - 12:00

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj kritikave të deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani. Ai ka bërë me dije se ish-presidentja e Kosovës ëshët katandisur keq. Në...

Më shumëDetails

Skandali i vitit i policisë e prokurorit: Ndalohen për 48 orë dy të rinj që vepruan në vetmbrojtje ndaj sulmit fizik dhe më armë të Ibrahim dhe Albin Gërbëshit

13/11/2026 - 10:57

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka dhënë versionin e saj në lidhje me rrahjen e ndodhur dje në Vushtrri, ku Ibrahim Gërbeshi dhe Albin Gërbeshi...

Më shumëDetails

Kurti takohet me kryeministrin britanik, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Kurti takohet me kryeministrin britanik, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës
13/11/2026 - 10:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Dublin të Irlandës, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka zhvilluar një takim me...

Më shumëDetails

Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak, lirohet i dyshuari

Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak, lirohet i dyshuari
13/11/2026 - 10:04

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa dokumente të ndryshme, për të cilat dyshohet se janë të strukturave paralele serbe, në pikën kufitare në Bërnjak. Sipas raportit policor, dokumentet...

Më shumëDetails

Hoti me akuza të rënda indirekte ndaj Osmanit: E quan “turiste politike” të frustruar që pret ofertën e radhës

Hoti me akuza të rënda indirekte ndaj Osmanit: E quan “turiste politike” të frustruar që pret ofertën e radhës
13/11/2026 - 09:35

Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka hedhur në mënyrë indirekte kritika ndaj Vjosa Osmanit, duke e cilësuar të njëjtën si ‘’turiste politike’’, dhe duke thënë...

Më shumëDetails

Kurti takohet me homologun kanadez, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin

Kurti takohet me homologun kanadez, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin
13/11/2026 - 09:24

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar edhe me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney. Sipas njoftimit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    376 Shpërndaje
    Shpërndaje 150 Tweet 94
  • Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi

    204 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Skandali i vitit i policisë e prokurorit: Ndalohen për 48 orë dy të rinj që vepruan në vetmbrojtje ndaj sulmit fizik dhe më armë të Ibrahim dhe Albin Gërbëshit

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Rrahen mes vete Kobra dhe Andi Pajaziti në Burgun e Sigurisë së Lartë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vjedhje me “stil” në një pikë të “Viva Fresh-it, i riu planifikon çdo detaj – arkëtarja mbetet e shokuar

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë