Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me veprimin e ish-deputetit të VV-së, Agim Bahtiri, i cili pak kohë para përfundimit të afatit për president, ia kërkonte nënshkrimet.
Ajo u shpreh se sjellja e Bahirit atë natë, e ka shpërfaqur komplet kuluturën politike të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Do të thotë deri aty janë në gjendje me ardhë, me aktru në natën e fundit edhe me kriju skena. Kjo e shpërfaqë komplet kulturën politike që e ka Vetëvendosje. I çon disa akterë atje për ta prishur rendin, ashtu siç ka dashur ta prishë rendin kushtetues. Hyn aty në konferencë me bë teatër, në natën e fundit, një orë para se të kalojë afati, kjo është joserioze”, tha ajo.
Lushaku deklaroi se një gjë e tillë është fatkeqësi, duke u shpreh se Bahiri ishte gjysmë i pirë, përcjell Klankosova.tv.
“Është fatkeqësi se ty të vjen një njeri që është gjysmë i pirë dhe të kërkon diçka, e që është vërtetë irrituese, ne me seriozitetin më të madh dolëm për të folur të shqetësuar edhe një orë po kalon afati për zgjedhjen e presidentit, ata bënin hajgare nga kati në kat në Kuvend të Kosovës, keqtrajtim total i institucioneve të Kosovës dhe vërtetë është fatkeqësi”.
“Jam ballafaquar me një njeri joserioz. Ai thoshte që më ka dërguar z.Kurti, por ku e di unë, kjo është totalisht joserioze, mu duk sikur ardhur dikush “më ka dërguar nana një vezë se po na mungon në shtëpi”, tha ajo.













