Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A po rrëshqet Kosova në shtet social?

27/01/2023 - 10:02
në Kryesore, Lajme
A A
A po rrëshqet Kosova në shtet social?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka ngritur shqetësimin duke thënë se si është e mundur që sektori privat që e mbush buxhetin e shtetit të jetë gjithmonë i ndëshkuar, raporton Ekonomia Online.

Duke folur për vendimin e ekzekutivit për ndarjen e 50 eurove për punëtorët e sektorit publik, Gërxhaliu ka thënë se në kohën e krizës nuk duhet të ketë qasje selektive.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Gërxhaliu ka thënë se Kosova dalëngadalë po rrëshqet në një shtet social.

“Me ju thënë të drejtën nuk e kam brengën, orientimin politik të partive politike në Kosovë, a janë të majta apo të djathta sepse vërtetë me atë që po e dëshmon një praktikë, e kanë humbë kuptimin e një definimi të tillë, në rend të dytë kam dronë që në mënyrë graduale shteti po rrëshqet në një shtet social, po brenga më e madhe është definitivisht një qasje antisektor privat”, ka thënë Gërxhaliu.

“Në këtë drejtim duhet të kuptohet që buxheti i konsoliduar sado që të jetë brenda vitit kalendarik është produkt i përformancës së sektorit privat dhe qytetarëve të Kosovës dhe si është e mundur ata që e krijojnë buxhetin të jenë gjithmonë të ndëshkuar apo të anashkaluar dhe në anën tjetër të kemi mbështetje për kategoritë tjera të administratës, është kohë inflacioni, është kohë e krizës dhe besoj që institucionet nuk duhet të kenë qasje selektive”, ka thënë tutje Gërxhaliu.

Ish-kryetari i OEK-ut, ka pasur kritika edhe për mënyrën sesi janë shpërndarë mjetet. Thotë se me vendime ad-hoc nuk mund t’i shpallet luftë inflacionit e as të minimizohen efektet e krizës në aspektin social.

“Është koha kur duhet vërtetë prioritet të jetë zhvillimi ekonomik, është koha kur duhet të punohet me çdo kush të arrihet stabiliteti politik, deri sa Kosova nuk do të ketë stabilitet politik është e pamundur të mendohet për investitorë dhe investime të huaja, prandaj vërtetë me hapa të tilla, po me vendime ad-hoc nuk mund t’i shpallet luftë inflacionit, nuk mund të minimizohen efektet e krizës në aspektin social por duhet definitivisht ta kemi një qasje më ndryshe, një qasje që të gjithë do të jenë të përfshirë, sepse një qasje e tillë fragmentuese shumë më tepër e dëmton rolin dhe qasjen e institucioneve se sa që duartrokitet”, u shpreh Gërxhaliu/EO/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë