Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A u morën vesh Serbia e Kosova? Regjistrohen 10 deputetë të rinj serbë në Kuvend

17/11/2022 - 10:15
në Kryesore, Lajme
A A
Me 89 vota, Kuvendi ratifikon marrëveshjen me MCC-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një ngjarje e re, pak e pritshme, duke e marrë parasysh situatën aktuale në veri, ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës. Siç merr vesh gazeta Nacionale nga burimet e saj brenda Kuvendit, 10 deputetë serbë raportohet të jenë regjistruar si deputetë të ardhshëm, pasi vendet mbetën të zbrazëta si pasojë e dorëheqjes së deputetëve serbë.

Sigurisht, siç tregojnë burimet, 9 deputetë janë të Listës Serbe, të cilët raportohet të jenë regjistruar, ndërsa një deputet tjetër vjen nga radhët e subjektit “GI Za Slobodu Pravdu i Opstanak – GI SPO”, pasi Lista Serbe nuk kishte ndonjë deputet tjetër në listë për t’i zëvendësuar ish-deputetët që kanë dhënë dorëheqje në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë Kurti për targat. Nuk dihet nëse ata do të betohen, që është edhe një hap i domosdoshëm procedural për t’u bërë deputet.

Një ngjarje e tillë është krejtësisht e re, pasi shumica e shenjave tregonin se Lista Serbe do ta vazhdonte bojkotimin. Nuk dihet ende arsyeja pse ka ndodhur ky regjistrim, i cili vjen pas takimit të fundit në Bruksel, që është realizuar me ftesën e ndërmjetësuesve evropianë e ku mori pjesë edhe Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës, i cili u pa shumë i nervozuar me gazetarët pas takimit.

Pra nuk dihet ende nëse ka ndonjë marrëveshje për këtë çështje, apo për atë të targave, që ishte edhe burimi i gjithë tensionimit në veri, që dërgoi në bojkotimin e institucioneve nga ana e serbëve.

Por, sipas radhës këta janë deputetët që parashiheshin të zëvendësonin kolegët e tyre të dorëhequr disa ditë më parë, listë e publikuar nga Komisioni Qendron Zgjedhor (KQZ).


Ndryshe, Besnik Bislimi, dyshi i Qeverisë Kurti, ka theksuar dje se nuk ka asnjë marrëveshje, ndonëse tha se ka disa elemente për t’u diskutuar.

“Nuk ka asnjë marrëveshje. Nuk ka propozim të Bashkimit Evropian. Ka elemente që kemi diskutuar për mundësinë e daljes nga kriza, por nuk ka dakordim. Nuk e di çka ka me ndodhë të hënën se jemi në bisedime”, theksoi ai.

Gazeta Nacionale ka shkruar disa pyetje në adresë të Kuvendit të Kosovës për të marrë një përgjigje zyrtare në lidhje me këtë ngjarje, por deri tani ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë temë.

Përveç deputetëve, dorëheqje nga postet e tyre zyrtare dhanë edhe 4 kryetarët e komunave veriore. Pra Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani mbetën pa kryetar, pasi ish-kryetarët e komunave veriore ofruan dorëheqjen e tyre për shkak të fillimit të fazës së qortimit për targat ilegale, që ishte paraparë në planin e Qeverisë Kurti për reciprocitetin për targat ilegale serbe.

Tashmë zgjedhjet e ardhshme për kryetar të komumave në veriun e vendit do të mbahen më 18 dhjetor pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dekretoi datën pas konsultimeve me partitë kosovare.

“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, në përputhje me ketë vendim dhe ligjin në fuqi”, theksohej në njoftimin e Presidencës së Kosovës të hënën e kësaj jave.

Lista Serbe e kishte bojkotuar këtë takim me presidenten Osmani, por aty qenë dy parti tjera serbe, që janë kundërshtare të partisë më të madhe serbe në Kosovë.

Aleksandar Jabllanoviq nga Partia Serbe Kosovës dhe Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresive, qenë dy përfaqësuesit serbë që iu përgjigjën ftesës së zonjës Osmani.

Jabllanoviq, që dikur ishte pjesë e Listës Serbe, e pranoi se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 dhjetorit.

“Ne duhet që të kemi koordinim të qartë dhe të afërt me Qeverinë e Republikës së Serbisë, këto janë zgjedhjet në një moment specifik, i cili mund të jetë shumë i paparashikueshëm”, deklaroi ai pas takimit me Osmanin.

Ndërsa Rashiq vlerësoi se nuk ka kushte për zgjedhje.

“Unë isha pak më i theksuar se kolegu im, duke thënë se kushte për zgjedhje nuk ka. Pra zgjedhjet si të tilla mund që të përdoren për ngritjen eventuale të tensioneve, konflikteve, incidente dhe për përshkallëzim të disa veprimeve të padëshiruara dhe dhunës”, tha ai, duke treguar se ka kërkuar shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit për targa./Nacionale

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë