Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A u shpërfill Kurti nga deputetët e VV’së kur e shpalli kandidaturën për kryetar

24/09/2022 - 10:32
në Kryesore, Lajme
A A
A u shpërfill Kurti nga deputetët e VV’së kur e shpalli kandidaturën për kryetar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministra të kabinetit të tij, kryetarë komunash nga radhët e VV’së, zyrtarë që mbajnë poste në parti, anëtarë të thjeshtë të saj, përfshirë edhe ata më militantët, u ftuan në Sallën e Kuqe, të martën që shkoi, ku lideri i tyre shpalli kandidaturën për t’u bërë përsëri kryetar. Por, Kurti që po udhëheq me vendin tash e 18 muaj nuk arriti t’i mbledhë të gjithë. Aty munguan një numër goxha i madh i deputetëve. Ndonjëri për shkak se ndodhet jashtë vendit, e të tjerët me gjasë qëllimshëm. Deputeti Fatmir Humolli që është ende pjesë e Grupit Parlamentar të VV’së tha se ishte i ftuar por ka refuzuar të shkojë.

Sipas koreografisë së VV’s, për t’ia shtuar madhështinë tubimit ku u paralajmërua se Kurti synon edhe një herë fronin e partisë, kishin shkuar edhe nga Lista Guxo, si Ministri Peci, e deputeti Burim Meta Zëvendëskryeministrja Emilja Redzepi, ministri Elbert Krasniqi nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës dhe ministra nga radhët e VV’së. Nuk munguan as Xhelal Sveçla, Arbërie Nagavci, Albulena Haxhiu, Hekurani Murati, Rozeta Hajdari e Armend Mehaj.

Por, jo të gjithë, madje as Ministra të VV’së që përbëjnë bërthamën e VV’së si Liburn Aliu nuk u panë aty. Aliu e shpërndau në facebook postimin e VV’së rreth tubimit, ndërsa një ditë më vonë tregoi se është në Berlin. Në fotografitë e VV’së iu dha pak hapësirë Besnik Bislimit, e pak më fort u fokusua Hydajet Hyseni e Avni Dehari.

Albin Kurti po synon të mbesë në pozitën e të parit të Lëvizjes Vetëvendosje deri në vitin 2026. Ndonëse aktualisht është partia me mbështetjen më të madhe popullore, përflitet se brenda Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes ka mospajtime të thella ideologjike.

Kuri doli për të folur para bashkë partiakëve, që ishin aty, për të shpalosur platformën programore pikërisht çështja e “botëkuptimet e ndryshme” ishin theksi i fjalimit të tij.

“Si mendimtarë dhe aktivistë socialdemokratë ne duhet të promovojmë bashkëpunimin qytetar mes njerëzish të feve, etnive, klasave, e botëkuptimeve të ndryshme”, tha Kurti, derisa pranoi që ideologjikisht nuk mund të jenë gjithëpërfshirës.

“Ajo që mund të bëjmë është ta rrisim llojllojshmërinë socio ekonomike e botëkuptimore të qytetarëve me pikëpamje politike të majta që aderojnë tek ne”.

Në njoftimin publik që bëri VV ftesa oshte që aty të shkonin anëtarët dhe aktivistët, por në ftesat e brendshme që iu dërguan deputetëve nëpërmjet e-mail’it, atyre iu tha se pjesëmarrjen e kanë obligative.

Sidoqoftë, jo të gjithë e respektuan “obligimin”. Disa prej tyre s’u gjenden në Kosovë, prandaj këtë e patën arsye. Por, pat edhe të tillë që tubimin e thirrur për shefin e tyre të partisë e bojkotuan pa dhënë ndonjë arsye të veçantë – të paktën këtë s’e bënë në publik.

Revolta ndaj Vetëvendosjes ishte arsyeja pse deputeti i kësaj partie, Fatmir Humolli, nuk shkoi në këtë tubim, ndonëse ishte i ftuar.

Ai për Gazetën Express tha atij nuk iu dërgua ndonjë e-mail meqë nuk është anëtar partie, por refuzimin e bëri me arsyen se nuk dëshiron të ketë ndonjë rol në këtë parti, për të cilën tha se është futur në konflikt me shumë grupe shoqërore.

“Jam informuar gojarisht që jam i ftuar, veç i informuar. Arsyeja pse s’kam marr pjesë është se nuk jam anëtar i Vetëvendosjes. Dhe është një problem brenda Vetëvendosjes që nuk dëshiroj që të ndikoj as negativisht as pozitivisht”.

Humolli derisa akuzoi Qeverinë Kurti tha se është në pritje nëse Vetëvendosje do të ndryshojë, sipas tij, për të mirë.

“Njëherë jam duke shikuar a po reflektojnë. Nuk kam nevojë të debatoj me Vetëvendosjes, sepse ata e dinë qëndrimin tim edhe për fat e vërteta – ajo që e kam thënë – ka lëvizur nga ana ime. Ta shoh a po reflektojnë apo jo. Na kanë futur në konflikt me veteranë të luftës, me punëtorë të arsimit, me punëtorë të KEK-ut, me punëtorë shëndetësorë. Nuk e di me kënd nuk na kanë futur në konflikt edhe ende janë të shkëputur nga realiteti objektiv. Ta shohim a po këndellen apo jo, por janë duke e dëmtuar vendin dhe janë duke bërë dëme goxha të mëdha”, tha Humolli.

Por, për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të mos lënë mundësi për diskutim, Konjufcën që ishte jashtë vendit, VV u kujdes që ta inkuadrojë me videolidhje.

Ai iu drejtua bashkëpartiakëve dhe pati fjalë të mëdha për të parin e partisë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë