Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A u trembën investitorët kosovarë? Rreth 200 milionë € veç vjet investime në patundshmëri, kryesisht në Shqipëri

26/05/2023 - 10:50
në Lajme
A A
A u trembën investitorët kosovarë? Rreth 200 milionë € veç vjet investime në patundshmëri, kryesisht në Shqipëri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kapital të madh financiar qytetarët e Kosovës kanë dërguar vitin e kaluar drejt shteteve fqinje, kryesisht në Shqipëri, ku kanë investuar në blerjen e patundshmërive.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Instituti për Hulumtime “Front” janë hiç më pak se 180 milionë € që kosovarët blenë patundshmëri në shtetet fqinje gjatë vitit 2022, shifër kjo pothuajse dyfish më e lartë e investimeve se në vitin 2021.

Rritja e investimeve të kosovarëve drejt shteteve fqinje po ndodhë në kohën kur nga Qeveria “Kurti” ka një iniciativë ligjore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, përderisa kërkesa të tilla nuk ka për investitorët e huaj në Shqipëri.

Rritja e investimeve, sipas Bankës Qendrore të Kosovës,  ka ndodhur në pjesën e dytë të vitit të kaluar, pasi që gjatë periudhës janar-qershor 2022 investimet e kosovarëve jashtë vendit kanë qenë 80 milionë euro, përderisa në pjesën e dytë të vitit të kaluar kanë arritur mbi 100 milionë €.

No description available.

Ekonomistët në Shqipëri: Ka rritje të kërkesës për blerje nga kosovarët, kursejnë goxha para

Rritjen e kërkesës e konfirmojnë nga Shqipëria, një prej vendeve ku kosovarët blejnë më së shumti prona.

Gazetari Lavdrim Lita thotë se kërkesa për investime në patundshmëri e kosovarëve është tejet e lartë.

“Shqiptarët e Kosovës janë bërë pronar apartamentesh, hotelesh dhe biznesesh nga Shëngjini, Velipoja deri në Sarandë. Turizmi patriotik është biznes i mirë për sektorin e hotelerisë dhe transportit, sidomos kompanitë e udhëtimit/transportit kosovare janë shumë përpara dhe ofrojnë shpejtësi dhe komoditet”, u shpreh Lita për iFront. 

Eksperti i ekonomisë, Pano Sako, në anën tjetër, e cilësoi si proces normal blerjen e patundshmërive jashtë vendit nga kosovarët.

Ai veçoi dy arsye që i shtyjnë kosovarët të zgjedhin kryesisht pronat në Shqipëri.

“Aryseja e parë është integrimi natyror mes një populli që jeton në dy shtete të ndryshme, pa pritur burokracitë e afrimit të shteteve. E dyta: investimi është një reduktim i shpenzimeve për pushimet që bëjnë çdo vit. Shembull, nëse një familje kosovare do të paguante 1500 euro për pushimet e saj, e ka llogaritur që duke blerë një shtëpi, kjo kosto reduktohet”, u shpreh Sako për iFront.

Integrimi ekonomik mes dy vendeve të një kombi po vlerësohet si një gjë e mirë sepse zgjeron tregun për mallra dhe shërbime të specializuara.

“Sektori IT i Kosovës mund të ishte një mundësi e mirë për sektorin e turizmit të Shqipërisë.  Në këtë kuptim, sa më shpejt hiqen të gjitha barrierat jo tarifore dhe mendore aq më mirë do të jetë për të gjithë shqiptarët që duan produkte dhe shërbime cilësore”, u shpreh gazetari Lavdrim Lita.

Si e shohin nga Kosova?

Në Kosovë situata shihet me sy më ndryshe.

Me investimin e kosovarëve jashtë vendit ikën një pjesë e mirë e kapitalit financiar.

Kështu po vlerëson ekonomisti Besnik Avdija.

“Përveç humbjes së një vlere të caktuar monetare, është edhe humbje e një investimi alternativ në ekonominë vendore. Megjithatë nëse e shohim në aspektin investiv, pronarët mbesin prapë qytetarë të vendit tonë dhe në plan afatgjatë rritet kapitali i tyre, respektivisht fuqia blerëse”, theksoi ai për iFront.

Ai thotë se Shqipëria ka disa përfitime.

“Ekonomia e saj forcohet me investime të reja, rritje kapitali dhe potencialisht qarkullim më të madh në tregun e investimeve. Krahas investimeve në patundshmëri rriten edhe konsumi dhe investimet e tjera përcjellëse dhe potencialisht shtohet afarizmi”, potencoi ai për iFront.

Juristi Asdren Bytyqi tha se nuk përjashtohet mundësia që disa kosovarë  të blejnë prona për t`i ikur kontrollit të pasurisë.

“Veçanarisht në Shqipëri ka sjellur rritje të interesimit për investime në këto zona. Nuk përjashtohet tek një numër i caktuar blerësish, që ky investim bëhet për të shmangur kontrollin e pasurisë në Kosovë, duke mos pasur mbulim financiar të prejardhjes së pasurisë”, u shpreh Bytyqi për iFront.

Kompanitë e Patundshmërive: Kërkesat e çmimet në qiell, Durrësi e Shëngjini top destinacione

Kompania kosovare ACCESS Real Estate thotë se janë dyfishuar kërkesat për blerjen të patundshmërive nga kosovarët në Shqipëri. Më të preferuarat mbesin zonat bregdetare.“Ka interes më shumë. Kur ka ndodh tërmeti, vetëm atëherë ka pasë rënie të kërkesës, pastaj ka shkuar duke u rritë, vitin e fundit interesimi është dyfish më i madh, zonat e preferuar janë Durrësi dhe Shëngjini”, u shprehen nga kjo kompani për iFront.

Kompania “Star RealEstate”, e cila operon në Shqipëri, ka treguar “menyn” me çmimet atje.

“Vlora dhe Saranda janë më të shtrenjta. Shëngjin dhe Durrësi më të lira. Në Sarandë nuk gjen banesë nën 100 mijë euro, kurse në Durrës mund të gjesh me 70 -80 mijë euro”, thanë nga kjo kompani iFront.

Kostoja e ndërtimit u rrit pas ngritjes së çmimit të çimentos.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë