Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AAK do të garojë e vetme në zgjedhjet e 7 qershorit

06/05/2026 - 09:32
në Lajme
A A
AAK do të garojë e vetme në zgjedhjet e 7 qershorit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë e vetme në zgjedhjet e 7 qershorit.

Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.

Ndonëse ka pasur diskutime për koalicione, Tahiri thotë se AAK-ja që herët e ka bërë të qartë pozicionin e saj.

Tahiri u shpreh se subjekti do të garojë me një listë, siç e quajti ai, “bukur konkurruese”.

“Nesër është 7 maji, është dita e fundit kur certifikohen koalicionet. Mund t’ju njoftoj se Aleanca do të garojë vetëm, nuk do të ketë asnjë koalicion. Do të jemi si subjekt politik me një listë bukur konkurruese, me kuadro të Aleancës, por edhe me të tjerë, dhe në këtë garë shkojmë si Aleancë, shkojmë vetë. Pa koalicione”, tha ai.

Ai potencoi se AAK-ja është më e fuqishme kur garon e vetme.

“Ka pasur diskutime, mirëpo herët e kemi bërë të ditur që Aleanca garon vetë. Aleanca është më e fortë kur garon me logon e vet, kur garon me kauzën e vet dhe mësimet e së kaluarës tregojnë që nuk kemi kaluar mirë me koalicione. Mendoj që kësaj radhe Aleanca do ta marrë rezultatin më të mirë që e ka pasur ndonjëherë në zgjedhje qendrore”, tha ai.

Tahiri nuk përmendi emra partish me të cilat mund të kenë pasur diskutime për koalicion parazgjedhor.

“Diskutimet nuk kanë qenë formale, ka pasur ide më herët, mirëpo kemi qenë të saktë dhe të përcaktuar që do të garojmë vetë”, u shpreh Tahiri. Sa i përket listës së kandidatëve, ai nuk dha shumë detaje, përveç kandidatit për kryeministër, që sipas tij do të jetë Ardian Gjini. “Fillimisht është kandidati për kryeministër, i cili është ndryshe, ndërsa një numër i madh emrash po e lë të shihet nesër, kur të publikohet lista e Aleancës. Megjithatë, do të ketë shumë risi”, shtoi ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se afati shtatë ditor ka nisur më 1 maj dhe do të përfundojë më 7 maj 2026.

Gjatë kësaj periudhe, të gjitha partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës janë të obliguara ta njoftojnë KQZ-në, përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike, lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje, mospjesëmarrjen apo formimin e koalicioneve.

JU REKOMANDOJMË

Rama pas koalicionit me PDK-në: Qytetarët s’jetojnë në parti, Kosova s’ka nevojë për më shumë krizë e polarizim

Rama pas koalicionit me PDK-në: Qytetarët s’jetojnë në parti, Kosova s’ka nevojë për më shumë krizë e polarizim
06/05/2026 - 09:30

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se duhej “stabilitet institucional, bashkëpunim dhe vendimmarrje e përgjegjshme” për kryeqytetin pasi së fundmi arriti një marrëveshje koalicioni me Partinë Demokratike të...

Më shumëDetails

Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë

Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë
06/05/2026 - 09:09

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur çmimet tavan për derivatet e naftës që do të jenë në fuqi gjatë ditës së sotme. Sipas këtij...

Më shumëDetails

Kriza institucionale në Kosovë lë pa mandat Avokatin e Popullit, preken edhe agjencitë e pavarura

Kriza institucionale në Kosovë lë pa mandat Avokatin e Popullit, preken edhe agjencitë e pavarura
06/05/2026 - 08:50

Institucioni i Avokatit të Popullit është një nga institucionet e pavarura që aktualisht funksionon me anëtarë të cilëve u ka skaduar mandati, përfshirë edhe vetë Avokatin e Popullit....

Më shumëDetails

A do të hyjë VV në koalicione? Flet Enver Dugolli

A do të hyjë VV në koalicione? Flet Enver Dugolli
06/05/2026 - 08:42

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se është ende herët për të diskutuar rreth mundësive të koalicioneve parazgjedhore, duke theksuar se vendimmarrja i takon organeve zyrtare...

Më shumëDetails

Goditet një anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit

Goditet një anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit
06/05/2026 - 08:18

Një anije mallrash është goditur nga një predhë e panjohur në Ngushticën e Hormuzit, sipas një njoftimi të autoriteteve detare britanike. Incidenti është raportuar nga UKMTO (United Kingdom...

Më shumëDetails

Plas grushti mes pasagjerëve, avioni nga Londra bën ulje emergjente në Prishtinë (VIDEO)

Plas grushti mes pasagjerëve, avioni nga Londra bën ulje emergjente në Prishtinë (VIDEO)
06/05/2026 - 08:06

Një incident është regjistruar në bordin e një avioni të kompanisë easyJet, ku një përleshje mes pasagjerëve detyroi devijimin e fluturimit dhe uljen emergjente në Kosovë. Siç raporton...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    396 Shpërndaje
    Shpërndaje 158 Tweet 99
  • Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami tregon arsyen e mungesës në mbledhje

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kryeministri Kurti jep një lajm të mirë për fëmijët e porsalindur

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Adem Jashari i ri bëhet dhëndër i fshatit Vllahi, fejohet me Yllka Tahirin, vajzën e inxhinierit të Trepçës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë