Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AAK e shqetësuar me ‘‘dështimin e bordeve të kompanive publike’’: Njerëz të afërt me VV janë në listë të bordit të KEK-ut

11/12/2024 - 11:57
në Lajme
A A
AAK e shqetësuar  me ‘‘dështimin e bordeve të kompanive publike’’: Njerëz të afërt me VV janë në listë të bordit të KEK-ut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me, siç thonë ata, dështimin e bordeve të kompanive publike në përmbushjen e detyrave, duke theksuar rastin në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) Hidromorava, ku përveç dështimit në kryerjen e detyrave të veta, nga kjo parti është thënë se ka pasur shkelje të rënda, shkruan Gazeta Express.

Tutje, nga AAK-ja është shprehur shqetësim edhe në lidhur, sipas kësaj partie, me kryesuesen e bordit të KRU Hidromorava, e që, e cila sipas AAK-së njihet për lidhjet e saj të ngushta me partinë në pushtet, e që e njëjta është përfshirë në listën e ngushtë për anëtarësimin në bordin e ri të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Postimi i plotë:

Dështimi i Bordeve të Kompanive Publike në menaxhim dhe shkeljet e vazhdueshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përmes Departamentit për Ujë dhe Politika Mjedisore shpreh shqetësimin e saj të thellë për dështimin e bordeve të kompanive publike në përmbushjen e detyrave të tyre kryesore dhe për shkeljet flagrante që po ndodhin në menaxhimin e këtyre kompanive. Raste të tilla janë dëshmi e qartë e mungesës së përgjegjshmërisë dhe kontrollit të duhur nga ana e institucioneve kompetente.

Një rast i papranueshëm është evidentuar në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) Hidromorava, ku bordi i kësaj kompanie jo vetëm që ka dështuar të përmbushë objektivat e përcaktuara në Planin e Biznesit, veçanërisht në lidhje me uljen e humbjeve të ujit në sistemin e ujësjellësit dhe realizimin e investimeve kapitale për përmirësimin e rrjetit, por gjithashtu ka kryer shkelje të rënda. Në një akt të papërgjegjshëm, bordi ka lejuar heqjen e logos së kompanisë nga vetura zyrtare e Kryeshefit Ekzekutiv, duke i mundësuar këtij të fundit përdorimin e automjetit edhe për qëllime personale.

Ky veprim është vetëm një shembull i keqmenaxhimit që karakterizon shumë kompani publike, përfshirë edhe raste të ngjashme të evidentuara në Komunën e Gjilanit dhe atë të Gjakovës. Kujtojmë se Kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, ka ngritur shqetësime të ngjashme për situatën e kompanive publike në këtë komunë.

Për më tepër, shqetësues është fakti se kryesuesja e bordit të KRU Hidromorava, e cila njihet për lidhjet e saj të ngushta me partinë në pushtet, është përfshirë në listën e ngushtë për anëtarësimin në bordin e ri të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), siç është publikuar më 2 dhjetor 2024. Ajo renditet e gjashta në listë dhe ka shumë gjasa të përzgjidhet si anëtare e këtij bordi, duke dëshmuar edhe njëherë se Qeveria Kurti nuk është e interesuar për performancën e mirë të kompanive publike, por për sigurimin e kontrollit mbi to për të lejuar keqpërdorime.

AAK dënon ashpër këto praktika dhe kërkon nga Qeveria që të ndalojë menjëherë ndërhyrjet politike dhe të marrë masa të menjëhershme për të garantuar menaxhimin e duhur dhe përgjegjshmërinë në kompanitë publike.

E ardhmja e kompanive publike nuk duhet të jetë peng i interesave personale dhe politike, por duhet të bazohet në transparencë, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj interesit publik.

JU REKOMANDOJMË

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030
16/10/2026 - 12:48

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Rama tha se letra e Komitetit Ndërkombëtar...

Më shumëDetails

Shkurte Fejza i shkruan letër Edi Ramës për protestat, ja çfarë i thotë

Shkurte Fejza i shkruan letër Edi Ramës për protestat, ja çfarë i thotë
16/10/2026 - 12:23

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, ka publikuar një mesazh drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, përmes të cilit bën thirrje për dialog, mirëkuptim dhe një zgjidhje të...

Më shumëDetails

Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar
16/10/2026 - 11:23

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në "Spitali Amerikan 2" (American Hospital Kosova II) në Graçanicë, ku një foshnje e sapolindur është ngatërruar nga stafi mjekësor dhe nënës i...

Më shumëDetails

Policia dhe KFOR-i vizitojnë veriun e Kosovës

Policia dhe KFOR-i vizitojnë veriun e Kosovës
16/10/2026 - 10:40

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, së bashku me zyrtarë të lartë të NATO-s dhe KFOR-it, kanë vizituar njësitë policore kufitare dhe patrullat e përbashkëta...

Më shumëDetails

29 vjet nga rënia e Adrian Krasniqit, luftëtarit të parë të UÇK-së të rënë me uniformë

29 vjet nga rënia e Adrian Krasniqit, luftëtarit të parë të UÇK-së të rënë me uniformë
16/10/2026 - 09:44

Sot shënohen 29 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit, gjeneralmajor Adrian Krasniqi, i cili u vra më 1997 gjatë një aksioni të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër...

Më shumëDetails

Hashim Thaçi me mesazh nga Haga për Fidan Jupollin (Video)

Hashim Thaçi me mesazh nga Haga për Fidan Jupollin (Video)
16/10/2026 - 09:43

Ish-presidenti Hashim Thaçi, i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisionit “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Fidan Jupollit. Këtë e bëri të ditur vetë gazetari në nisje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Qytetari me fotografi të Kurtit në telefon i kërkon ndihmë, Time Kadriaj tregon si iu përgjigj

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Hashim Thaçi me mesazh nga Haga për Fidan Jupollin (Video)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë