Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AAK-ja premton: Me qeverisjen tonë, paga më e ulëta për ushtarët e FSK-së do të jetë një mijë euro!

05/09/2024 - 21:05
në Kryesore, Lajme
A A
AAK-ja premton: Me qeverisjen tonë, paga më e ulëta për ushtarët e FSK-së do të jetë një mijë euro!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëdhënësi i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ashpër ndaj pagave për ushtarët e Kosovës, duke i cilësuar ato si të pamjaftueshme dhe të vonuara nga qeveria aktuale.

Ani pse paga me Ligjin e ri për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) është rritur një vit më parë (2023), ku sipas rritjes ata përfitojnë 39% më shumë, pra që i bie nga paga bazë që kishin me shumë prej 443 euro, ndërsa paga bazë me ligjin e ri është 616 euro.

Në një prononcim për GazetaBlic, Xhemaili rikujtoi se Ligji i Pagave është përgatitur nga AAK-ja gjatë qeverisjes së kryetarit të kësaj partie Ramush Haradinaj, e që qeveria në pushtet vetëm e ka vonuar, e që sipas tij janë ndryshime të papranueshme.

“Së pari, duhet theksuar se Ligji i Pagave u përgatit nga Aleanca që në mandatin e qeverisë Haradinaj. Fatkeqësisht, qeveria Kurti 1 dhe 2 jo vetëm që e ka vonuar 4 vjet, por ka bërë ndryshime të papranueshme”, tha Xhemaili.

Sipas Xhemailit, “rritja e pagave”, që është ofruar prej 6.80 euro, është qesharake përballë rritjes së vazhdueshme të çmimeve në vend.“Veçanërisht shqetësuese është përjashtimi i pensioneve të veteranëve nga paga minimale – një veprim që ndodhi në koordinim me Listën Serbe.

Për më tepër, ajo që quhet “rritje e pagave” është në fakt vetëm 6.80 euro – një shumë qesharake duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të çmimeve. Vlen të theksohet se paga e një rekruti është 210 euro”, u shpreh Xhemaili.

E, pagën e ushtarëve në vendit tonë e konsideron të ulët edhe ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, që sipas tij nuk është në përputhje me detyrat dhe specifikat që kanë në veprimtarinë e tyre, si dhe në sigurinë e tyre sociale.“Konsideroj që është e vogël sepse detyrat dhe specifikat e veprimtarisë së ushtrisë, gjegjësisht e pjestarëve të ushtrisë së Kosovës janë shumë më specifike dhe më të rënda, andaj edhe niveli i kësaj page është i pamjaftueshëm për sigurinë e tyre sociale, duke pasë parasysh edhe situatën ekonomike dhe ngritjen e çmimeve që i kemi pas në kohën e fundit në Kosovë. Konsideroj që është mjaft e vogël kjo pagë që ata marrin”, vlerësoi Veseli në një prononcim për GazetaBlic.

Paga me Ligjin e Ri për FSK-në (2023)
Ndër të tjera, zëdhënësi i AAK-së, premtoi në emër të partisë se do të rrisin gjendjen financiare të personelit të FSK-së, që sipas tij paga më e ulët do të jetë rreth 1000 euro.

“Ne do të rrisim ndjeshëm gjendjen financiare të personelit të FSK-së, duke garantuar që paga më e ulët në FSK të jetë rreth 1000 euro. Gjithashtu, duke njohur sakrificat e veteranëve tanë, do të prezantojmë legjislacion që u lejon atyre të punojnë pa cenuar pensionet e tyre. Kjo përfshin edhe veteranët e FSK-së dhe Policisë”, deklaroi ai.

Gjithashtu, tha se AAK-ja do të angazhohet fuqishëm për përforcimin e FSK-së, si dhe do t’a rrisin buxhëtin e mbrojtjes, do të modernizojmë infrastrukturën ushtarake, do të zgjerojmë programet e trajnimit dhe do të investojmë në pajisje moderne.

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën
Lajme

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18/07/2025 - 22:55
Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë
Lajme

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

18/07/2025 - 22:36
Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë
Kryesore

Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë

18/07/2025 - 22:27
Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht
Lajme

Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

18/07/2025 - 22:23
Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse
Lajme

Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse

18/07/2025 - 22:13
Policia gjen produkte medicinale në një objekt në Mitrovicë të Veriut, nuk dihet të kujt janë
Lajme

Rreziku nga spiunët, Serbia synon destabilizimin e Kosovës

18/07/2025 - 22:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë