Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj thotë se ura e Ibrit duhet të hapet.
Lekaj në një përgjigje dhënë për GazetaBlic thekson se, nëse Kurti nuk merr masa për hapjen e shpejtë të urës, tregohet mungesë e vizionit.
“Patjetër, ura duhet të hapet. Nese Kryeministri Kurti nuk vepron në drejtim të hapjes së shpejt të urës, atëherë kuptohet se çështja e trajtimit të ures deri tani, tregon një mungesë të vizionit dhe strategjisë së duhur nga ana e institucioneve përgjegjëse”, tha Lekaj.
“Pa një angazhim të vërtetë për zgjidhjen e problemeve themelore, urat që ndërtohen fizikisht, mund të mbeten vetëm simbole të paqes, por jo ura reale mes komuniteteve”, përfundon ai për GazetaBlic.












