Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komunat paralajmërojnë protestë, Murati del me njoftim

18/08/2026 - 14:25
në Kryesore, Lajme
A A
Murati: Nga ky muaj shërbyesit publikë do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se komunat do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës më 1 shtator.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar duke përmendur rritjen e buxhetit të komunave për vitin e ardhshëm.

Murati ka bërë të ditur se Ministria e Financave ka lëshuar javën e kaluar Qarkoren e Dytë Buxhetore për komunat, përmes së cilës përcaktohen kufijtë buxhetorë për secilën komunë.

Sipas tij, buxheti i ndarë për komunat ka shënuar rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit, si rezultat i rritjes së të hyrave buxhetore.

“Falë performancës së jashtëzakonshme të të hyrave buxhetore përgjatë viteve të fundit, është krijuar hapësira fiskale për rritje të vazhdueshme të buxhetit që u ndahet komunave”, ka shkruar Murati.

Ai ka krahasuar buxhetin aktual me atë të vitit 2021, duke theksuar se mjetet e parapara për pushtetin lokal janë rritur ndjeshëm.

“Buxheti për komunat vitin e ardhshëm tejkalon 900 milionë euro. Nga 546 milionë euro sa e kishim gjetur në vitin 2021, buxheti i ndarë për komunat do të shkojë në 907 milionë euro në vitin 2027”, ka deklaruar Murati.

Reagimi i tij vjen pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me disa kryetarë të tjerë të komunave, ka paralajmëruar protestë para Qeverisë në muajin shtator.

Rama ka akuzuar Qeverinë për bllokim të mjeteve dhe pengim të projekteve komunale, duke pretenduar se komunat që nuk udhëhiqen nga Vetëvendosje po përballen me presion financiar dhe politik.

Sipas Ramës, mbi 344 milionë euro u janë marrë komunave që nga viti 2022 për obligime që, siç ka thënë ai, nuk janë krijuar nga komunat.

“Kjo qasje primitive, përveçse është diskriminuese…”, ka deklaruar Rama, duke paralajmëruar se kryetarët e komunave do të dalin në protestë në shtator.

Në anën tjetër, Murati ka vënë në pah shifrën prej 907 milionë eurosh si buxhetin e planifikuar për komunat në vitin 2027.

JU REKOMANDOJMË

“Jashtëzakonisht serioze”, “Rreth 4 orë intervenim” – mjeku i QKUK-së jep detaje për operacionin ku iu hoq tumori 23-vjeçarit

“Jashtëzakonisht serioze”, “Rreth 4 orë intervenim” – mjeku i QKUK-së jep detaje për operacionin ku iu hoq tumori 23-vjeçarit
18/08/2026 - 15:10

Një tumor gjigant, me peshë 3.5 kilogramë dhe përmasa rreth 27 centimetra në gjatësi e 17 centimetra në gjerësi, është hequr me sukses nga kaviteti torakal i një...

Më shumëDetails

“Përparim, jo në emrin tim”, Faton Peci i reagon Ramës për protestën

“Përparim, jo në emrin tim”, Faton Peci i reagon Ramës për protestën
18/08/2026 - 14:56

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka kërkuar nga Përparim Rama që të mos flas “në emër të të gjithëve”. Ky reagim vjen pasi kreu i Prishtinës ka njoftuar...

Më shumëDetails

KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim

Matja e stabilitetit të Urës së Ibrit, inxhinieri i ndërtimit: Duket e fortë e stabile
18/08/2026 - 14:37

Komisioni Evropian (KE) tha të martën se pret “koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota ndërmjet komunave të prekura dhe institucioneve qendrore të Kosovës” për hapjen e urës kryesore mbi...

Më shumëDetails

Vuçiq letër NATO-s: I lutem Ruttes të mos e lejojë hapjen e urës së Ibrit

Vuçiq për Kosovën: Serbia sot është shumë herë më e fortë sesa para 15 vjetësh, tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë
18/08/2026 - 14:19

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar një letër në drejtim të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte për t’i kërkuar që ura mbi lumin Ibër të mos...

Më shumëDetails

Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së
18/08/2026 - 14:08

Aktorit Çun Lajçi, i cili është shndërruar në militant të Albin Kurtit, i ka kërkua falje deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, të cilën e kishte fyer dje. Ai...

Më shumëDetails

Haxhiu: Refuzimi i takimeve s’është rrugë drejt marrëveshjes, të kontribuojmë për president konsesual

Haxhiu: Refuzimi i takimeve s’është rrugë drejt marrëveshjes, të kontribuojmë për president konsesual
18/08/2026 - 13:58

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas takimit me drejtuesit e subjekteve politike që iu përgjigjën ftesës së saj për konsultime. Haxhiu ka falënderuar pjesëmarrësit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vihet gurthemeli i kishës katolike në nj fshat të Vushtrrisë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dolce shfaqet provokuese në paraqitjen e re (Foto +16)

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë