Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Albana Bytyqi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” deklaroi se në muajin shtator do të vazhdojnë fuqishëm përgatitjet për mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Kurti.
Bytyqi tha se ka një gadishmëri të partive opozitare për ta mbështetur këtë mocion.
“Partitë opozitare vetëm kanë shprehë gadishmërinë për mocionin por vetëm nuk kemi një pëgjigje konkrete. Ajo ç’ka është me rëndësi është që ne në shtator do të vazhdojmë fuqishëm me mocionin” tha Bytyqi për “Gazeta Blic”
Bytyqi pati edhe një deklaratë befasuese.
Ajo tha se ndoshta mocioni nuk do të nevojitet fare pasi Albin Kurti do të japë vetë dorëheqjen.
“Siç kam deklaruar edhe më herët, nuk do të ketë nevojë për mocion pasi Albin Kurti do të dorëhiqet vetë” tha Bytyqi raporton Gazeta Blic.













