
Ish-deputeti i VV-së, deputeti tanimë i pavarur, Haki Abazi ka ironizuar me deklaratat e fundit të Qeverisë lidhur me Asociacionin.
Në një postim në Facebook ai ka thënë se tani Asociacioni për Qeverinë Kurti qenka bërë modern e në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Mirëmëngjesi! “Associacioni na qenka bërë modern dhe në përputhje me kushtetutën e vendit” Ju kam thënë: “kur hyn palaço në pallat nuk bëhet mbret, mbretëria bëhet cirkus”, ka shkruar ai në Facebook.









