Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka shpalosur detaje nga pakënaqësitë e tij me partinë, ku sot u shkarkua nga kryetari i komisionit për punë të jashtme.
Ai në Debat Plus të RTV Dukagjinit ka thënë se VV ia kishte dhënë këtë pozitë që ai ta votonte për presidente Vjosa Osmanin.
Ai ka thënë se këtë ia ka bërë të ditur shumë më pas nga vetë kryeministri Kurti.
Ai ka theksuar se shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka qenë kundër që ai të përfshihet në cilindo komision.













