Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abazi: Konstituimi i Kuvendit do të jetë “sa për sy e faqe”, skenari po çon në zgjedhje të reja

01/08/2026 - 10:38
në Lajme
A A
Abazi: Konstituimi i Kuvendit do të jetë “sa për sy e faqe”, skenari po çon në zgjedhje të reja

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova po hyn në një krizë të re institucionale që, sipas ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi, është planifikuar prej kohësh. Ai vlerëson se shtyrja e seancës konstituive deri në fund të afatit kushtetues dhe zhvillimet politike të muajve të fundit janë pjesë e një skenari që synon zgjedhje të reja pas dështimit të zgjedhjes së presidentit.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Abazi tha se pret që Kuvendi të konstituohet vetëm formalisht, ndërsa më pas të dështojë zgjedhja e presidentit, duke e futur vendin në një krizë të re institucionale.

“Tani vetë fakti që është shtyrë në ditën e fundit të afateve kushtetuese tregon se sa joserioze është qasja ndaj formimit të institucioneve. Posaçërisht duke marrë parasysh që nuk kemi parlament funksional për më shumë se tri vite. Do të thotë Kurti dhe strukturat e tij, ose Kurti vetë duke i vënë në veprim për nevojat e tij, ka sjellë momentin e fundit të krijimit të parlamentit të ri të Kosovës, Kuvendit, i cili realisht nuk do të ketë absolutisht asnjë vlerë për shkak se unë jam i bindur që i gjithë skenari është i përgatitur që të shkojmë në zgjedhje të reja, dhe ato në kohën e pushimit të dimrit. Do të thotë do të kemi një konstituim sa për sy e faqe dhe dështim të përzgjedhjes së presidentes/presidentit, dhe kjo dërgon mandej në krizë tjetër, e cila domosdoshmërisht kërkon zgjedhje të reja”, tha ai.

Sipas tij, përgjegjësia për moskrijimin e institucioneve i takon Lëvizjes Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve, ndërsa fajësimi i partive të tjera është vetëm përpjekje për t’i shmangur përgjegjësitë.

“Pas zhvillimeve të fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, mendoj që veç është bartë faji. Kurti ka arritur që edhe në këtë fazë ta vendosë fajin tek të tjerët, në këtë rast te LDK-ja, duke mos e marrë përgjegjësinë që ka një parti e cila i ka shumicën parlamentare, e cila është e detyruar t’i japë vendit institucione qoftë edhe nëpërmjet kompromiseve politike për të arritur tek institucionet e qëndrueshme dhe zbatimin e programit qeverisës”, theksoi Abazi.

Duke komentuar deklaratat e LVV-së se ka votat për qeverinë, por jo edhe për presidentin, Abazi tha se kjo është një “lojë frazash”.

“Tani situata qëndron kështu. Formulimi se ‘kemi vota për qeverinë, për ekzekutivin’ dhe ‘nuk kemi përgjegjësinë e plotë për presidentin’ tregon që është lojë frazash, manipuluese dhe mashtruese. Për shkak se nuk mund të kesh vota për qeverinë e të njëjtën kohë ta bartësh fajin tek partitë të cilat dikur ju thanë që me këto vota nuk e meritojnë pozitën e presidentit. Edhe sikur të duan opozita ose partitë e tjera, nuk mundën me dalë me një zgjidhje nga kjo situatë. Do të thotë është vetëm lojë fjalësh për ta bartur edhe për ta filluar fushatën elektorale. Do të thotë Kurti është që të gjithë kohën në fushatë elektorale duke tentuar t’i akuzojë të tjerët për dështimet. Se kini parasysh që prapa këtyre dështimeve qëndrojnë edhe humbja e qindra miliona eurove të Bashkimit Evropian. Do të thotë fajin për humbjen e qindra miliona eurove po do me e bartë te dikush tjetër dhe jo tek adresa kryesore që është vetë Kurti në këtë situatë”, u shpreh ai.

Abazi u ndal edhe te zhvillimet e fundit në LDK, duke thënë se rizgjedhja e Lumir Abdixhikut nuk e zgjidh problemin e përçarjes së partisë.

“Tani Lumiri ka bërë një fitore, por që është humbje për Kosovën. Sepse nuk mund të ketë më marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje një Lidhje Demokratike e cila realisht ka dalë nga një proces i brendshëm në gjysmë. Këtë që po e them nuk po e kundërshtoj në asnjë formë rikonfirmimin e Abdixhikut në krye të LDK-së, por po them që fakti që ballafaqimi përbrenda LDK-së e ka lënë në dy gjysma, gati se të barabarta sepse po flasim për aspekt përmbajtësor e strukturor partiak, i bie që nuk mundet Abdixhiku ta kontrollojë votën ose ta rreshtojë votën prapa një marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje të atyre deputetëve të cilët kanë qenë në anën tjetër të gjysmës, do të thotë kundër Abdixhikut”, tha Abazi.

Ai shtoi se, edhe nëse arrihet një marrëveshje politike mes LVV-së dhe LDK-së, sipas tij ajo nuk garanton krijimin e institucioneve.

“Kjo i bie që edhe kur shkojnë në Kuvend, çfarëdo lloj marrëveshjeje politike ndërmjet LVV-së dhe LDK-së së gjysmuar tashmë, nuk garanton krijimin e institucioneve. Vetëm se garanton që Kurti thotë: ‘Unë e pata vullnetin e mirë, por këta nuk i kontrolluan dot votat e tyre dhe ne përfunduam në pamundësi për të krijuar institucione, rrjedhimisht zgjedhjet bëhen automatikisht hapi i tjetër që ndodh’”, u shpreh ai.

Sipas Abazit, strategjia e kryeministrit në detyrë nuk është krijimi i institucioneve, por dobësimi i LDK-së.

“Tani, fatkeqësia është këtu që duket që përnjëmend ka të bëjë me LDK-në, por në fakt nuk ka fare të bëjë me LDK-në. Ka të bëjë me strategjinë e Kurtit të mos formojë institucione në asnjë formë e në asnjë mënyrë, duke provuar pa rreshtur që ta shkatërrojë Lidhjen Demokratike të Kosovës. Unë nuk e di nëse Abdixhiku edhe Vjosa Osmani e kanë kuptuar që objektiva e Kurtit është që Kosova të mbetet pa Lidhjen Demokratike të Kosovës”, thotë ai.

Ai e krahasoi situatën aktuale të LDK-së me zhvillimet në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

“Dhe kur them pa Lidhjen Demokratike, them që të mbetet në nivelin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, e cila është përbrenda e përçarë, nga jashtë është në pabesueshmëri e në përplasje me elektoratin e vet dhe pa mundësinë për të ndikuar në proceset politike në Kosovë. Dhe këtu ka arritur Lidhja Demokratike sot. Në këtë format që është, pa e hedhur gishtin drejt fajtorit, por duke treguar qartë që papjekuria politike e një pjese të Lidhjes Demokratike në kryesinë e saj ka sjellë në një mejdan prej të cilit të gjithë janë të dëmtuar. Nuk ka fitues nga ky mejdan që është bërë, këtu ka vetëm humbës. Dhe ka një fitues që është Kurti në objektivën e tij për të shkatërruar plotësisht edhe eliminuar Lidhjen Demokratike nga skena politike”, tha më tej Abazi.

Sa i përket PDK-së, Abazi tha se kjo parti ka vepruar me maturi duke mos hyrë në koalicion me LVV-në.

“Në fakt mendoj se në terma afatgjatë Partia Demokratike ka bërë vendimin e mençur, sepse çdo tentim për të hyrë në koalicion me Kurtin do të sillte tek përçarja e trupit elektoral dhe strukturave të partisë. Kushdo që e ka menduar këtë formë të qasjes nga Partia Demokratike ka qenë e mençur ose i mençur, ose grupi që ka këshilluar që të mos hyjnë në eksperimentime me Kurtin, duke e njohur Kurtin sa i paqëndrueshëm është në çdo lloj marrëveshjeje politike, ka treguar ose ka ruajtur një unitet minimal të Partisë Demokratike”, theksoi ai.

Ai shtoi se PDK-ja ka zgjedhur të mbetet në opozitë derisa të krijohen kushtet për një marrëveshje të gjerë politike.

“Shtoj këtu edhe çështjen e pritjes së vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, që do të thotë që PDK-ja në njëfarë forme ka thënë: ‘Ne e kemi marrë votën nga qytetarët për të qenë parti e dytë dhe do të mbesim në opozitë për deri sa nuk kemi një platformë dialoguese e cila nxjerr marrëveshje politike që është në favor të unifikimit të brendshëm’. Gjë që nuk ka ndodhur te LDK-ja. Realisht Kurti ia ka ngritur fijen e shpërbërjes duke i përplasur nga brenda vetë LDK-në, që ka qenë si duket synim që nga momenti i ‘Kurti I’, atëherë kur edhe unë kam qenë zëvendëskryeministër dhe ka tërhequr fijet e para të përplasjes me zotin Veliu, Agim Veliun atëherë ministër i Punëve të Brendshme”, shtoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshje për Kuvend, Qeveri, Presidencë ose asgjë, Lutfi Haziri: Nëse VV ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Haziri: Presim nga Trump të rikonfirmojë marrëveshjen e 3 shtatorit që Kurti e anashkaloi
01/08/2026 - 10:28

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se do të bashkëpunojë me fituesen e zgjedhjeve të 7 qershorit, Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), për një marrëveshje që do të çonte drejt...

Më shumëDetails

CNN: SHBA po planifikon sulme të reja ndaj Iranit që këtë fundjavë

Inaugurimi i Trump do të bëhet në ambiente të mbyllura | Hera e fundit që ndodhi kështu ishte në vitin 1985
01/08/2026 - 09:42

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit që mund të nisin që këtë fundjavë, ndërsa Presidenti Donald Trump po kërkon një zgjidhje për luftën, sipas...

Më shumëDetails

Caktimi i 6 gushtit nga Haxhiu për konstituimin e Kuvendit kritikohet nga deputetët e partive tjera: S’pati datë më të vonshme

01/08/2026 - 09:28

Ndonëse afati kushtetues për caktimin e seancës konstituive skadon më 7 gusht, Ushtruesja e Detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se seanca do të mbahet...

Më shumëDetails

Çmimi i naftës shkon në 1.77 euro për litër, Ministria publikon çmimet tavan për sot

Shoqata e Naftëtarëve sot diskuton për çmimet e derivateve
01/08/2026 - 09:20

Po vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë. Sot çmimi tavan i shitjes ka shkuar në 1.77 euro për litër, duke shënuar rritje për 3 centë krahasuar...

Më shumëDetails

Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla
31/07/2026 - 23:25

Një qytetare ka ngritur shqetësim për cilësinë e ushqimit të porositur nga rrjeti i fast-food-it HEBS, pas një eksperience që ajo e ka cilësuar të papranueshme. Ajo ka...

Më shumëDetails

Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën

Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën
31/07/2026 - 23:11

Një fëmijë është shpëtuar pas një incidenti të rëndë, pasi ka rënë në ujë në një nga restorantet e qytetit të Mitrovicës. Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Stërnipi” i Hasan Prishtinës dënohet me 10 vjet burgim

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • 32 vjet burgim për të akuzuarit në rastin “Toka 2”: Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu, Avni Maxhuni dhe Nexharije Hoti – konfiskohen 45 ngastra kadastrale

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë